Thirrja e 2-të publike për propozime për Organizatat Jo-fitimprurëse
(CFP 10-2022)

Recraft the Past: Build up the Future 2

  • A jeni një organizatë e shoqërisë civile (OSHC) që kërkon një mënyrë për të ndihmuar komunitetet të lidhen me monumentet kulturore të Shqipërisë?
  • Jeni një grup artizanësh që frymëzohen nga monumentet e trashëgimisë kulturore pranë jush dhe dëshironi të keni një mundësi për t’u përfshirë në restaurimin e artifakteve?
  • Si operator turistik, a janë klientët tuaj të interesuar të eksplorojnë shtigjet e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë?
  • Si qendër e inovacionit të kulturës, biznesit ose turizmit, a po promovoni krijimtarinë dhe nxitni inovacionin përmes trashëgimisë kulturore?
  • A jeni nje organizatë rinore e interesuar të aktivizojë jetën kulturore të të rinjve në territoret e prekura nga tërmeti i nëntorit 2019?

Nëse përgjigjja është Po, kjo mundësi është për ju

Në kuadër të thirrjes publike RECRAFT THE PAST: Build up the Future 2, EU4Culture fton organizatat jo-fitimprurëse në bashkitë e Tiranës,  Mirditës, Durrësit, Krujës, Kavajës, dhe Rrogozhinës të paraqesin propozimet e tyre për financimin e projekteve që mbështesin komunitetet që jetojnë në zonat përreth objekteve të trashëgimisë kulturore të prekura nga tërmeti i nëntorit 2019. 

Qëllimi i përgjithshëm i Thirrjes është të nxisë mundësitë për komunitetet vendore për t’u angazhuar me objektet e trashëgimisë kulturore përmes aktiviteteve që sjellin zhvillim socio-ekonomik.

Projektet e financuara nga RECRAFT THE PAST: Build Up the Future 2 duhet të lidhen me:

  • Ruajtjen dhe restaurimin e artefakteve dhe rigjallërimin e zejeve të vjetra;
  • Nxitja e mënyrave të reja dhe inovative të krijimit të zejeve që frymëzohen nga trashëgimia kulturore e Shqipërisë në territoret e prekura;
  • Mbështetje për sipërmarrjen e turizmit kulturor,
  • Zhvillimi i produkteve dixhitale dhe aktiviteteve inovative kulturore dhe krijuese.

Financimi:

Grantet do të jepen përmes dy kornizave financimi: Korniza Kryesore e Financimit dhe Korniza e Financimit e Dedikuar per Organizatat Rinore.

Grantet e dhëna sipas Kornizës Kryesore të Financimit do të variojnë ndërmjet 30,000 USD – 50,000 USD me një kohëzgjatje të pritshme të zbatimit të projekteve nga 6-12 muaj.

Grantet e dhëna në kuadër të Kornizës së Dedikuar të Financimit për Organizatat Rinore do të variojnë ndërmjet 10,000 – 20,000 USD me një kohëzgjatje të pritshme të zbatimit të projekteve nga 3-6 muaj.

Pavarësisht kornizës së financimit, fillimi i zbatimit do të jetë përafërsisht fillimi i vitit 2023.

Kriteret për pjesëmarrjen në program:

Vetëm subjektet e regjistruara si organizata jo-fitimiprurëse, në përputhje me ligjet në fuqi të Republikës së Shqipërisë, pranohen të aplikojnë.

Këto subjekte përfshijnë, organizata ose shoqata që operojnë në Sektorët e Kulturës dhe Krijimtarisë si dhe OJQ të tjera jo-fitimprurëse si :

  ✔ Organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të)

  ✔ Shoqatat e artizanëve

  ✔ Shoqatat e operatorëve turistikë

  ✔ Shoqatat e biznesit

  ✔ Organizatat e biznesit social

  ✔ Qendrat dhe laboratorët e inovacionit të kulturës, biznesit dhe turizmit (vetëm kur regjistrohen si jo-fitimprurëse),

  ✔ Institutet Kërkimore dhe Qendrat Akademike (vetëm kur regjistrohen si jo-fitimprurëse).


Procedurat e aplikimit:

Periudha e aplikimit është e hapur nga data 12 tetor 2022 deri më 15 nëntor 2022. Projekt propozimet (dokumentacioni i kërkuar i renditur më poshtë) duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në zyrën e UNOPS-it në Tiranë në adresën grants.albania@unops.org.

*Vetëm aplikimet e dorëzuara në gjuhën angleze do të pranohen.


Lexoni Udhëzimet para aplikimit!

Aplikanti duhet të dorëzojë formularët e mëposhtëm të aplikimit:

Seanca Informimi



Data: 18 Tetor 2022

Ora: 10.30

Vëndodhja: Tiranë - Rogner Hotel (Stockholm Room)

Seancë e mbyllur

Lexo më shumë për këtë seancë

Vizitoni Foto Galerinë




Data: 20 Tetor 2022

Ora: 11.00

Vëndodhja: Rubik - Infokulla

Seancë e mbyllur

Lexo më shumë për këtë seancë

Vizitoni Foto Galerinë




Data: 26 Tetor 2022

Ora: 11.00

Vëndodhja: Kongresi Rinor Kombetar i Shqipërise - Tirana

Seancë e mbyllur

Lexo më shumë për këtë seancë

Vizitoni Foto Galerinë