Në nëntor të vitit 2019, Shqipëria u godit nga tërmeti më shkatërrues në 50 vitet e fundit. E vlerësuar me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter, tërmeti shkaktoi dëme të mëdha në 11 bashki. Programi EU4Culture financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS) në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Programi ka në qendër rinovimin dhe rijetësimin e objekteve kryesore të trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti dhe përfaqëson një nga programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore të financuar nga Bashkimi Evropian me një buxhet total prej 40 milionë euro. I bazuar në parimin “Rindërtojmë më mirë”, “EU4Culture” përqendrohet në rinovimin e objekteve kryesore të trashëgimisë kulturore në përputhje me Kuadrin e Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë. Paralelisht, programi synon të rrisë potencialin turistik të Shqipërisë, duke kontribuar drejtpërdrejt në rimëkëmbjen social-ekonomike vendore dhe rajonale. Për këtë qëllim, vëmendje e veçantë i kushtohet teknologjisë novatore, duke përfshirë rrëfimin digjital dhe krijimin e produkteve multimediale të dizajnuara për të qenë të aksesueshme nga të gjithë. Për më tepër, programi po mbështet sipërmarrjen vendase, artizanatin dhe nismat kulturore që zhvillohen rreth zonave të përzgjedhura përmes shpërndarjes së granteve, duke ofruar një nxitje të drejtpërdrejtë për ekonominë vendase.
Lajmet e Fundit
Bashki të synuara nga programi
Sitet në Vazhdim
Buxheti Total
Politikbërës, akademikë, media, përfaqësues të komunitetit morën pjesë në takimet konsultative
Restored Sites
Programme Sites
Albanian National Film Archive
National Institute for Cultural Heritage (IKTK)
National Gallery of Arts
Ethnographic Museum of Kruja
Kurcaj Bridge
Monastery Church in Rubik
Ruins of St. Mary Church
Former Archbishopric of Durrës, Delbnisht
Castle of Lezha
National Library Fund
National Historical Museum
Mosaic of the Façade at the National Historical Museum
National Puppet Theatre
Building of the Institute for Formerly Politically Persecuted
Ministry of Culture
Ethnographic Museum of Kavaja
Castle of Bashtova
Archaeological Museum in Durrës
Ethnographic Museum of Durrës
Hammam of Durrës
Venetian Tower
Church of St. Anthony in Cape Rodon
Ishmi Castle