Projekti “BE për Kulturën” është një nga projektet më të mëdha të trashëgimisë kulturore i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE), me një buxhet të përgjithshëm prej 40 milionë euro dhe zbatohet nga UNOPS në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës. Ky projekt shtrihet në të gjithë territorin e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, 2019. Krahas restaurimit, projekti do të investojë në rigjallërimin e siteve të përzgjedhura të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë përmirësimin e shërbimeve dhe të kushteve të sitit. Qëllimi i tij është të rrisë potencialin turistik, duke kontribuar drejtpërdrejt në rimëkëmbjen socio-ekonomike të Shqipërisë. Sipërmarrjet lokale, artizanati dhe krijuesit që e zhvillojnë veprimtarinë e tyre rreth siteve të përzgjedhura do të mbështeten përmes granteve, duke siguruar një shtysë të drejtpërdrejtë të prodhimit vendas dhe mirëqenies sociale.

UNOPS është një agjenci e OKB-së që ofron shërbime të infrastrukturës, prokurimeve dhe të menaxhimit të projekteve për një botë më të qëndrueshme. Ne kombinojmë më të mirën e OKB-së dhe të sektorit privat për të siguruar që partnerët tanë të maksimizojnë ndikimin pozitiv të projekteve të tyre për paqen dhe sigurinë, atyre humanitare dhe të zhvillimit në barazi, gjithëpërfshirje, qëndrueshmëri dhe aftësi ripërtëritëse, të cilat qëndrojnë në themel të punës sonë. UNOPS mbështet projekte në më tepër se 80 vende të botës me një shpërndarje totale prej 2,2 miliardë dollarësh gjatë vitit 2020. Ne i ndihmojmë njerëzit të ndërtojnë jetë më të mira dhe shtetet të arrijnë paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm. Ne sjellim me vete vlerat dhe parimet e Kombeve të Bashkuara së bashku me inovacionin, guximin, shpejtësinë si dhe efektshmërinë e një institucioni të vetëfinancuar.
Zyra e UNOPS në Shqipëri u krijua në shtator 2020. Këtu, ne punojmë me partnerët tanë në një sërë projektesh, përfshirë projektin “EU4Culture”, mbështetjen për qeverinë e Shqipërisë në përpjekjet e luftës kundër COVID-19, programet rajonale (Ballkani Perëndimor), mbështetjen e proceseve të reformës për të arritur anëtarësimin në BE dhe përparimin në planet zhvillimore të vendit. Ne gjithashtu punojmë ngushtë me ekipin e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri për zhvillimin e qëndrueshëm, duke kontribuar kështu në mënyrë aktive në Programin e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Qeverisë Shqiptare 2021 - 2026.

Bashki të synuara nga programi
Sitet në Vazhdim

Buxheti Total
Politikbërës, akademikë, media, përfaqësues të komunitetit morën pjesë në takimet konsultative

Restored Sites
Sitet | Kategoria | Rajoni | Njësia Administrative | Lloji i Intervenimit | |
---|---|---|---|---|---|
Muzeu Historik Kombëtar | Kategoria e parë | Tiranë | Tiranë | Restaurim | Lexo më Shumë |
Mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar | Kategoria e dytë | Tiranë | Tiranë | Restaurim | Lexo më Shumë |
Teatri Kombëtar i Kukullave | Kategoria e parë | Tiranë | Tiranë | Restaurim | Lexo më Shumë |
Muzeu Etnografik i Kavajës | Kategoria e parë | Kavajë | Kavajë | Restaurim | Lexo më Shumë |
Muzeu Arkeologjik në Durrës | Kategoria e parë | Durrës | Durrës | Restaurim | Lexo më Shumë |
Muzeu Etnografik në Durrës | Kategoria e parë | Durrës | Durrës | Restaurim | Lexo më Shumë |
Hamami në Durrës | Kategoria e parë | Durrës | Durrës | Restaurim | Lexo më Shumë |
Torra Veneciane | Kategoria e parë | Durrës | Durrës | Restaurim | Lexo më Shumë |
Kisha e Shën Ndojt në Rodon | Kategoria e parë | Durrës | Durrës | Restaurim | Lexo më Shumë |
Muzeu Etnografik i Krujës | Kategoria e parë | Krujë | Krujë | Restaurim | Lexo më Shumë |
Ura e Kurçajt | Kategoria e parë | Krujë | Nikël/Kurçaj | Restaurim | Lexo më Shumë |
Kisha e Manastirit të Rubikut | Kategoria e parë | Mirditë | Rubik | Restaurim | Lexo më Shumë |
Kalaja e Bashtovës | Kategoria e parë | Rrogozhinë | Kryevidh/Ballaj | Restaurim | Lexo më Shumë |
Kalaja e Ishmit | First Category | Durrës | Ishëm | Restaurim | Lexo më Shumë |
Ruins of St. Mary | First Category | Kurbin | Mamurras/Shën Mëri | Conservation/Infrastructure | Lexo më Shumë |
Former Archbishopric of Durres, Delbnisht | Second Category | Kurbin | Milot/Delbnisht | Conservation/Infrastructure | Lexo më Shumë |
Ministry of Culture | Second Category | Tiranë | Tiranë | Conservation/Infrastructure | Lexo më Shumë |
National Library Fund | First Category | Tiranë | Tiranë | Digitalization | Lexo më Shumë |
National Gallery of Arts | Second Category | Tiranë | Tiranë | Digitalization | Lexo më Shumë |
Ndërtesa e Institutit të Ish të Përndjekurve Politikë | Kategoria e dytë | Tiranë | Tiranë | Restaurim | Lexo më Shumë |