Muzeu Historik Kombëtar

Si një aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore dhe sociale në qendër të Tiranës, një muze historik kombëtar i rijetësuar ka potencialin të jetë lider në sektorët e ekspozimit në muze dhe interpretimit interaktiv, ndërkohë që promovon një model të larmishëm dhe të suksesshëm funksionimi biznesi.

Muzeu është dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme gjatë tërmetit. Çarjet në suva dhe në strukturat mbajtëse vërehen në shumë sipërfaqe. Veshja prej guri në fasadë tregon çngjyrosje dhe është e lirshme; veçanërisht problematike paraqiten pikat e kontaktit ndërmjet sipërfaqeve vertikale dhe horizontale; Dritaret janë të zhvendosura dhe nuk funksionojnë më siç duhet; Nuk ka kontroll mjedisor për sa i përket mbrojtjes së artefakteve të brishta; Kushtet relativisht të këqija të ruajtjes dhe mirëmbajtjes janë të dukshme në shumë dollapë ekspozimi, shumë prej të cilëve janë dëmtuar për shkak të ajrit të kondicionuar të pakontrolluar; instalimet elektrike, ndriçimi, ngrohja, ajrimi dhe klimatizimi (HVAC), mbrojtja nga zjarri dhe sistemi i alarmit nuk janë funksionalë. Nuk ka një MRF.

 

Ndërhyrjet e propozuara dhe që synohen të zbatohen për rehabilitimin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, në lidhje me Projektin “EU4Culture” përfshijnë kategori të ndryshme si:

PROJEKTIM

Objekti i ruajtjes
– Stabilizimi strukturor i strukturës së parafabrikuar të betonit
– Riparimi i sipërfaqeve të brendshme
– Riparimi i plotë i ekpozitorëve dhe përmirësimi i ekspozitave të përhershme dhe të përkohshme duke përfshirë standardin bashkëkohor të ekspozitorëve,                ndriçimin, kontrollin e qarkullimit të ajrit/lagështisë
– Përmirësimi i njësisë administruese të muzeut
– Menaxhimi i riskut nga fatkeqësitë
– Programi dhe planet e mirëmbajtjes

Infrastruktura

– Përmirësimi i instalimeve elektrike dhe ndriçimit
– Upgrading surveillance and safety system
– Përmirësimi i sistemit të mbikëqyrjes dhe sigurisë
– Përmirësimi i sistemit të ngrohjes dhe ajrimit
– Përmirësimi i shërbimeve të vizitorëve dhe objekteve të magazinimit dhe konservimit të muzeut
– Sistem audio dhe dixhital për qëllime interpretimi dhe për një shfrytëzim të plotë të sallave për edukim, seminare dhe takime
shëndeti dhe siguria, evakuimi në raste emergjencash, alarmet dhe mbrojtja nga zjarri

KONSULTIMET DHE PROJEKTIMI

Objekti i rijetësimit

-Krijimi i përmbajtjes për interpretim dixhital
– Interpretimi përmes prekjes dhe krijimi i përgjithshëm i aksesit universal
– Identifikimi, angazhimi dhe mbështetja e artistëve vendas për ngjarje që kanë të bëjnë me riinterpretimin e shprehjeve të artit, sistemeve dhe pikëpamjeve              politike me synimin për të konceptuar ekspozita të përkohshme
– Brendimi dhe identiteti vizual

MENAXHIMI DHE PLANI I BIZNESIT

Menaxhimi

– Projektimi i strukturës për menaxhimin e vizitorëve dhe funksionet për angazhimin lokal
– Funksione shtesë, kafene; librari; dyqan suvenirësh
– Projektimi i aspekteve të ngjarjeve dhe aktiviteteve për të gjitha moshat dhe grupet e interesit
– Krijimi i një modeli ekonomik të të ardhurave
(Muzeu për momentin nuk mban asnjë nga të ardhurat e tij nga aktivitetet ekonomike)

GRANTET

Komponenti socio-ekonomik lokal (skemat e granteve dhe trajnimi në praktikë)

-Angazhimi i programit master të Universitetit të Tiranës për menaxhimin e trashëgimisë kulturore në skemën e trajnimit të vazhdueshëm praktik në lidhje me     ekspozitat muzeale; në krijimin e përmbajtjes së ekspozitës, në menaxhimin e koleksionit dhe menaxhimin në përgjithësi