Torra Veneciane

SFONDI HISTORIK

Torra Veneciane është një nga strukturat më interesante historike mbrojtëse të qytetit të Durrësit. Torra është pjesë e kalasë bizantine të Durrësit (shpallur monument kulture i kategorisë së parë), e cila konsiderohej si një nga kështjellat më të fuqishme të bregut perëndimor të detit Adriatik. Kalaja që shohim sot e ka origjinën nga fushatat e para ndërtimore të Perandorit Bizantin Anastasius I (491–518), i cili ishte nga Durrësi (Dyrrachium i lashtë). E ndërtuar në majë të kalasë bizantine, torra i përket shekullit XV dhe është e pajisur me topa që mbronin qytetin nga deti. Në fakt, ajo u ndërtua si një kullë e projektuar posaçërisht për artileri dhe shërbeu si një pikë kryesore vëzhgimi e zonës përreth.

 

PUNIME RESTAURUESE

Torra Veneciane ishte një nga vendet e Trashëgimisë Kulturore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019. Punimet e rinovimit u fokusuan në ruajtjen e tipareve origjinale të ndërtesës dhe restaurimin e komponentëve kryesorë duke e përshtatur me standardet bashkëkohore.

 

QENDRA E PARË E INTERPRETIMIT TË TRASHËGIMISË KULTURORE

Torra Veneciane e rinovuar do të shërbejë si Qendra e parë e Interpretimit të Trashëgimisë Kulturore dhe një motiv për turistët vendas dhe të huaj që të vizitojnë qytetin. Qendra do të ofrojë lloje të ndryshme të veprimtarive të interpretimit të historisë përmes mjeteve moderne të tregimit dixhital dhe multimedial, duke theksuar ngjarjet dhe momentet më të rëndësishme të historisë së Durrësit. Vizitorët do të mund të eksplorojnë historinë e Durrësit përmes projeksionit multimedial në kupolë, të zhyten në të kaluarën e lashtë përmes përvojave të realitetit virtual, të marrin informacion për historinë e Durrësit përmes një aplikacioni, tabletave në vendosura në hyrje të torrës dhe nëpërmjet një udhëzuesi audio të disponueshëm në pesë gjuhë.

 

PLANET E BIZNESIT DHE MENAXHIMT TË TRASHËGIMISË KULTURORE

Aktualisht janë duke u finalizuar planet e biznesit dhe menaxhimit të trashëgimisë kulturore për Torrën Veneciane. Është parashikuar që Torra të shpallet pasuri e trashëgimisë nën administrimin e Qendrës Muzeale të Durrësit. Fluksi i shtuar i vizitorëve pritet rrisë të ardhurat që do të përdoren për menaxhimin më të mirë të burimeve njerëzore dhe mirëmbajtjen e këtij vendi të rëndësishëm. 

 

PROGRAMI I GRANTEVE

Programi i granteve EU4Culture do të mbështesë nxitjen e zhvillimit social-ekonomik të komunitetit vendas duke promovuar zanatet tradicionale dhe dhe turizmin kulturor si motorë për zhvillimin ekonomik. Fokusi i veçantë i është kushtuar mbështetjes së iniciativave vendore që promovojnë zhvillimin e të rinjve, grave dhe grupeve vulnerabël. Katër nga njëmbëdhjetë projektet e granteve të EU4Culture që po zbatohen aktualisht në Durrës lidhin komunitetin me vendet e trashëgimisë kulturore, duke përfshirë Torrën Veneciane.