Teatri Kombëtar i Kukullave

Ndërtesa e Teatrit Kombëtar të Kukullave u ndërtua fillimisht në vitet 1920 dhe aty qe vendosur parlamenti i parë shqiptar; në vitet 50 u zgjerua kur u bë Teatër Kukullash. Ndërtesa vuan nga një mungesë serioze e riparimeve dhe mirëmbajtjes; tërmeti i vitit 2019 shkaktoi dëme të dukshme strukturore; lagështi e madhe; çati që rrjedh; dritare të lira dhe të thyera; mungojnë instalimet e përshtatshme të nevojshme për një teatër plotësisht funksional; mungojnë gjithashtu instalimet elektrike; ngrohja, ajrimi dhe klimatizimi (HVAC); mbrojtja nga zjarri etj. Aktualisht nuk ka dalje emergjence në ndërtesë;

Ndërhyrjet e propozuara dhe që synohen të zbatohen për rehabilitimin e Teatrit Kombëtar të Kukullave, në lidhje me Projektin “EU4Culture” përfshijnë kategori të ndryshme si:

PROJEKTIM

Objekti i ruajtjes

– Riparim i plotë strukturor
– Ruajtja e fasadës historike
– Restaurimi dhe përmirësimi i ambienteve të brendshme duke përfshirë sallën e publikut, skenën, mobiliet
– Ekspozitat muzeale, njësitë teknike, të shërbimeve dhe administratës
– Përmirësimi i mekanizmave të skenës dhe i vetë skenës për të pritur lloje të shumta të shfaqjeve teatrale
– Standardi universal i aksesit i mundësuar në të gjithë sipërfaqen e teatrit
– Peizazhi urban përreth zonës duhet të mundësojë aktivitete në natyrë
– Programi dhe planet e mirëmbajtjes

Infrastruktura

– Sistem i ri për ngrohje, ajrim, ftohje
– Instalime të reja elektrike, ujësjellësit dhe kanalizimeve
– Sistem i ri audio dhe zëri
– Efekte të reja për sistemin skenik
– Parime të reja të sigurisë dhe shëndetit duke përfshirë: zbulimin e zjarrit, sistemet e shuarjes së zjarrit
– Sistem i ri i mbikëqyrjes dhe sigurisë

KONSULTIMET DHE PROJEKTIMI

Objekti i rijetësimit

– Interpretimi interaktiv i ekspozitave muzeale
– Riprodhimi i kukullave të përdorura gjatë historisë
– Funksione të reja ekonomike në shërbim të teatrit

MENAXHIMI DHE PLANI I BIZNESIT

Menaxhimi

– Menaxhim i ri financiar
rritja e nivelit të të ardhurave të mbajtura siguron qëndrueshmëri afatgjatë
(teatri për momentin mban 30% të të ardhurave (nga shitjet/qiraja)
shtimi i llojeve të shumta të pjesëve teatrale, ndërsa pjesët për fëmijë mbeten fokusi kryesor
nxitja e krijimit të të ardhurave shtesë nëpërmjet shtimit të aktiviteteve ekonomike