26 Tetor 2022- Seanca e Tretë Informuese mbi Thirrjen e 2-të për Propozime:“Recraft the Past: Build Up the Future 2”


November 4, 2022

Për shkak të rritjes së interesimit dhe kërkesave nga organizatat rinore, më datë 26 Tetor 2022, pranë Kongresit Rinor Kombetar në Tiranë, u mbajt sesioni i tretë informues për Thirrjen e hapur për Propozime në kuadër të Skemës së Granteve, të programit EU4Culture.

Pjesëmarrësit u informuan se si mund të përfitonin nga thirrja si dhe patën mundësinë të bënin pyetje e të ndërvepronin me njëri-tjetrin.

Nëpërmjet Skemës së Granteve programi EU4Culture synon të krijojmë mundësi lokale socio-ekonomike dhe kulturore për komunitetet në afërsi të objekteve të trashëgimisë kulturore të programit.