Rreth projektit

Në nëntor 2019, Shqipëria u godit nga tërmeti më vdekjeprurës i 50 viteve të fundit. Tërmeti me magnitudë 6,3 i shkallës Rihter shkaktoi dëme të konsiderueshme në 11 bashki. Projekti “EU4Culture” financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS) në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë. EU4Culture përqendrohet te rinovimi dhe rijetësimi i siteve kryesore të trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti dhe përfaqëson një ndër programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore të financuara nga Bashkimi Evropian, me një buxhet total prej 40 milionë euro. I bazuar në parimin “Rindërtojmë më mirë”, “EU4Culture” fokusohet në rinovimin e siteve kryesore të trashëgimisë kulturore në përputhje me Kuadrin e Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë. Paralelisht, projekti synon të rrisë potencialin turistik të Shqipërisë, duke kontribuar drejtpërdrejtë në rimëkëmbjen socio-ekonomike në nivel vendor dhe rajonal. Për këtë arsye, një vëmendje e veçantë do t’u jepet teknologjive novatore, duke përfshirë narrativat dixhitale dhe krijimin e produkteve multimedia të projektuara për t’u përdorur nga të gjithë. Njëkohësisht, projekti mbështet përmes granteve sipërmarrjet lokale, artizanatin dhe iniciativat kulturore që zhvillohen rreth siteve të përzgjedhura, duke i dhënë një shtysë të drejtpërdrejtë ekonomisë vendase.








Unops
Kush jemi ne

UNOPS është një agjenci e OKB-së që ofron shërbime të infrastrukturës, prokurimeve dhe të menaxhimit të projekteve për një botë më të qëndrueshme. Ne kombinojmë më të mirën e OKB-së dhe të sektorit privat për të siguruar që partnerët tanë të maksimizojnë ndikimin pozitiv të projekteve të tyre për paqen dhe sigurinë, atyre humanitare dhe të zhvillimit në barazi, gjithëpërfshirje, qëndrueshmëri dhe aftësi ripërtëritëse, të cilat qëndrojnë në themel të punës sonë. UNOPS mbështet projekte në më tepër se 80 vende të botës me një shpërndarje totale prej 2,2 miliardë dollarësh gjatë vitit 2020. Ne i ndihmojmë njerëzit të ndërtojnë jetë më të mira dhe shtetet të arrijnë paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm. Ne sjellim me vete vlerat dhe parimet e Kombeve të Bashkuara së bashku me inovacionin, guximin, shpejtësinë si dhe efektshmërinë e një institucioni të vetëfinancuar.

Zyra e UNOPS në Shqipëri u krijua në shtator 2020. Këtu, ne punojmë me partnerët tanë në një sërë projektesh, përfshirë projektin “EU4Culture”, mbështetjen për qeverinë e Shqipërisë në përpjekjet e luftës kundër COVID-19, programet rajonale (Ballkani Perëndimor), mbështetjen e proceseve të reformës për të arritur anëtarësimin në BE dhe përparimin në planet zhvillimore të vendit. Ne gjithashtu punojmë ngushtë me ekipin e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri për zhvillimin e qëndrueshëm, duke kontribuar kështu në mënyrë aktive në Programin e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Qeverisë Shqiptare 2021 - 2026.



EU4CULTURE në Numra
0

Bashki të synuara nga programi

0

Sitet në Vazhdim

0

Buxheti Total

0

Politikbërës, akademikë, media, përfaqësues të komunitetit morën pjesë në takimet konsultative

0

Restored Sites

Çfarë bëjmë ne
Sitet Kategoria Rajoni Njësia Administrative Lloji i Intervenimit
Muzeu Historik Kombëtar Kategoria e parë Tiranë Tiranë Restaurim Lexo më Shumë
Mozaiku në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar Kategoria e dytë Tiranë Tiranë Restaurim Lexo më Shumë
Teatri Kombëtar i Kukullave Kategoria e parë Tiranë Tiranë Restaurim Lexo më Shumë
Muzeu Etnografik i Kavajës Kategoria e parë Kavajë Kavajë Restaurim Lexo më Shumë
Muzeu Arkeologjik në Durrës Kategoria e parë Durrës Durrës Restaurim Lexo më Shumë
Muzeu Etnografik në Durrës Kategoria e parë Durrës Durrës Restaurim Lexo më Shumë
Hamami në Durrës Kategoria e parë Durrës Durrës Restaurim Lexo më Shumë
Torra Veneciane Kategoria e parë Durrës Durrës Restaurim Lexo më Shumë
Kisha e Shën Ndojt në Rodon Kategoria e parë Durrës Durrës Restaurim Lexo më Shumë
Muzeu Etnografik i Krujës Kategoria e parë Krujë Krujë Restaurim Lexo më Shumë
Ura e Kurçajt Kategoria e parë Krujë Nikël/Kurçaj Restaurim Lexo më Shumë
Kisha e Manastirit të Rubikut Kategoria e parë Mirditë Rubik Restaurim Lexo më Shumë
Kalaja e Bashtovës Kategoria e parë Rrogozhinë Kryevidh/Ballaj Restaurim Lexo më Shumë
Kalaja e Ishmit First Category Durrës Ishëm Restaurim Lexo më Shumë
Godina e Ish të Përndjekurve Kategoria e dytë Tiranë Tiranë Restaurim Lexo më Shumë
Fondi i Bibliotekës Kombëtare Kategoria e parë Tiranë Tiranë Dixhitalizim Lexo më Shumë
Rrënojat e Kishës së Shën Mërisë, Mamurras Kategoria e parë Kurbin Mamurras/ Shën Mëri Restaurim Lexo më Shumë
Ish-Arqipeshkvia e Delbnishtit Kategoria e dytë Kurbin Milot, Delbnisht Restaurim Lexo më Shumë
Ministria e Kulturës Lexo më Shumë
Galeria Kombëtare e Arteve Lexo më Shumë