Aplikimet për Thirrjen e Parë për Propozime janë mbyllur.


Thirrja e Parë për Projekt-Propozime për Organizatat jo-Fitimprurëse
(CFP 02-2022)

Recraft the Past: Build up the Future


  • ✔      A jeni organizatë e shoqërisë civile (OSHC) që kërkon një mënyrë për të ndihmuar komunitetet të rilidhen me objektet kulturore të Shqipërisë?

  • ✔      Jeni një grup artizanësh që frymëzoheni nga monumentet e trashëgimisë kulturore pranë jush?

  • ✔      Si operator turistik, a po bëni mjaftueshëm për të promovuar trashëgiminë kulturore të Shqipërisë?

  • ✔      Si Organizatë e Biznesit Social, a keni për qëllim të fuqizoni komunitetet dhe të promovoni përfshirjen sociale?

  • ✔      Si qendër inovacioni në kulturë, biznes apo turizëm, a po promovoni krijimtarinë dhe nxitni risitë përmes trashëgimisë kulturore?

Nëse përgjigjja është po, kjo mundësi është për ju.

UNOPS shpall Thirrjen e Parë Publike për Projekt-Propozime për Organizatat jo-Fitimprurëse. Kjo thirrje synon të promovojë e të mbështesë fuqizimin social dhe ekonomik të komuniteteve  duke modeluar dhe nxitur partneritete ndërmjet aktorëve vendorë dhe kombëtarë të zhvillimit të shoqërisë civile që veprojnë në zonat afër monumenteve të trashëgimisë kulturore, krahas institucioneve publike dhe akademike.

Nëpërmjet kësaj Thirrjeje për Projekt-Propozime, programi EU4Culture do të financojë projektet që do të zbatohen në bashkitë Durrës, Kavajë, Rrogozhinë dhe Krujë nga organizatat e shoqërisë civile, përfshirë OJF-të e zhvillimit vendor dhe komunitar. Projektet e financuara do të përqendrohen në veprime që synojnë të përmbushin këto objektiva:

  1. Krijimi dhe zhvillimi i mundësive të rritjes social-ekonomike për komunitetet vendore duke krijuar lidhje të qëndrueshme midis organizatave që operojnë në sektorët kulturorë dhe krijues pranë objekteve të trashëgimisë kulturore dhe nëpërmjet formave inovative të një turizmi që është miqësor ndaj mjedisit.
  1. Rritja dhe forcimi i ndërgjegjësimit publik dhe institucional mbi rolin e trashëgimisë kulturore si një shtysë për zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik duke promovuar modele rritjeje që tregojnë kujdes për përfshirjen sociale dhe barazinë gjinore.

Financimi:

Projektet e miratuara do të marrin financime nga 30,000 deri në 60,000 USD. Periudha e zbatimit të projekteve të përzgjedhura do të zgjasë nga gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj, duke synuar si datë fillimi muajin maj 2022.

Kriteret për pjesëmarrjen në program:

Subjektet e regjistruara si jofitimprurëse, në përputhje me ligjet në fuqi të Republikës së Shqipërisë, si organizata jofitimiprurëse, kanë mundësi të aplikojnë.

Këtu përfshihen, por nuk kufizohen vetëm në, organizata ose shoqata që operojnë në Sektorët e Kulturës dhe Krijimit me OJQ të tjera jofitimprurëse si :

   ✔ Organizatat e shoqërisë civile (OSHC)

   ✔Shoqatat e artizanëve

   ✔ Shoqatat e operatorëve turistikë

   ✔ Shoqatat e biznesit

   ✔ Organizatat e biznesit social

   ✔Qendrat dhe laboratorët e inovacionit të kulturës, biznesit dhe turizmit (vetëm kur regjistrohen si jofitimprurëse),

    ✔Institutet Kërkimore dhe Qendrat Akademike (vetëm kur regjistrohen si jofitimprurëse)


Procedura e Aplikimit:

Periudha e aplikimit ishte e hapur nga data 8 Shkurt 2022 deri më 15 mars 2022. Projekt propozimet (dokumentacioni i kërkuar i renditur më poshtë) duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në zyrën e UNOPS-it në Tiranë në adresën grants.albania@unops.org. Vetëm aplikimet e dorëzuara në gjuhën angleze do të pranohen.


Lexoni me kujdes Udhëzuesin përpara se të aplikoni.

Aplikanti duhet të dorëzojë formularët e mëposhtëm të aplikimit:

Seanca Informimi


Seanca Informimi (pjesëmarrje fizike)

Data: 16 Shkurt 2022

Ora: 11.00

Venue: Europe House”, Tiranë

Seancë e mbyllur

Lexo më shumë për këtë seancë

Vizitoni Foto Galerinë


Seancë Informimi Online

Data: 17 Shkurt 2022

Ora: 10.00

Platform: Google Meet

Seancë e mbyllur

Lexo më shumë për këtë seancë