Aplikimet për Thirrjen e Tretë për Propozime janë mbyllur

Thirrja e tretë publike për propozime për organizatat jofitimprurëse(ALB/EC/22644/CFP 05-2024)

Recraft the Past: Build up the Future 3

  1. A jeni një organizatë e shoqërisë civile (OSHC) që përpiqeni të gjeni mënyra për të ndihmuar komunitetet të rivendosin lidhjet me monumentet kulturore të Shqipërisë dhe të zhvillojnë potencialin ekonomik që buron nga trashëgimia kulturore?
  2. A jeni një OSHC që po eksploron modele për të promovuar turizmin kulturor që buron nga potenciali i komunitetit dhe që lidhet me monumentet e trashëgimisë kulturore pranë tyre?  
  3. A jeni një grup artizanësh të frymëzuar nga trashëgimia kulturore, e që punoni për të pasuruar dhe përmirësuar produktet dhe shërbimet artizanale?
  4. A keni ide krijuese për konceptimin dhe zbatimin e eventeve kulturore të lidhura me sitet e trashëgimisë kulturore dhe që përfshijnë komunitete dhe vizitorë?     
  5. Si operator turistik, a janë klientët tuaj të interesuar të zbulojnë trashëgiminë kulturore të Shqipërisë?
  6. Si qendër e inovacionit të kulturës, biznesit apo turizmit, a promovoni krijimtarinë apo nxisni risitë përmes trashëgimisë kulturore?
  7. Si OSHC a synoni të rrisni angazhimin e të rinjve, grave apo komunitetit në jetën kulturore, në territoret e prekura nga tërmeti i nëntorit 2019?

Nëse përgjigjja juaj është Po, kjo mundësi është për ju.

Në kuadër të Recraft the Past: Build up the Future 3, EU4Culture fton organizatat jofitimprurëse në bashkitë e Durrësit, Kavajës, Krujës, Kurbinit, Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës dhe Tiranës të paraqesin propozimet e tyre për financimin e projekteve që mbështesin komunitetet që jetojnë në zonat përreth siteve të trashëgimisë kulturore të prekura nga tërmeti i nëntorit 2019.

Qëllimi i përgjithshëm i Thirrjes është të nxisë mundësitë social-ekonomike dhe ato kulturore për komunitetet vendore rreth e qark siteve të trashëgimisë kulturore përmes projekteve që sjellin zhvillim social-ekonomik. 

Temat kryesore të Thirrjes për Propozime Recraft the Past: Build Up the Future 3 janë: 

  1. Mbështetja e zhvillimit të produkteve turistike të frymëzuara nga Trashëgimia Kulturore rreth siteve të ndërhyrjes së EU4Culture, që zhvillojnë dhe rrisin cilësinë e të mirave/shërbimeve kulturore vendore dhe zgjerojnë kapacitetet dhe mundësitë e artizanëve si dhe të operatorëve të tjerë të sektorit kulturor e krijues.
  2. Ndërgjegjësimi dhe edukimi përmes kulturës. Evente, aktivitete apo produktet e frymëzuara nga sitet e ndërhyrjes së EU4Culture të projektuara dhe zbatuara në bashkëpunim me operatorë të sektorit kulturor e krijues, komunitetet vendore dhe institucionet publike që lidhen me trashëgiminë kulturore.

OSHC-të priten të adresojnë këto tema ndërsektoriale gjatë hartimit të projekt propozimeve

  1. Përfshirja  e komuniteteve që rrethojnë sitet e EU4Culture në identifikimin, krijimin e mundësive dhe rritjen e punësimit që vjen nga zhvillimi i qëndrueshëm i trashëgimisë kulturore. 
  2. Promovimin e siteve të EUCulture në forma të përkushtuara dhe krijuese.
  3. Integrimi i aktiviteteve të cilat synojnë Barazinë Gjinore dhe Përfshirjen Sociale, përfshirë qasjën për gratë, përfshirjen e të rinjve, përfshirjen e pakicave, etj.
  4. Një qasje e qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin në të gjitha aktivitetet e propozuara.
  5. Vëmendje ndaj ndikimit afatgjatë të aktiviteteve të projektit. 
  6. Krijimi i mundësive dhe nxitja e bashkëpunimit dhe sinergjive ndërmjet aktorëve të ndryshëm qendrorë dhe vendorë për trashëgiminë kulturore.

Për një listë aktivitetesh të lejueshme, ju lutemi referojuni seksionit 1.6 të Thirrjes për Propozime.

Grantet:

Grantet që do të jepen do të jenë deri në masën 50,000 USD me një kohëzgjatje të pritshme të projekteve deri në 11 muaj.

Kriteret për pjesëmarrje në Thirrjen për Propozime:

Të gjitha organizatat jofitimprurëse të themeluara përpara datës 1 janar 2023 dhe të regjistruara në përputhje me ligjet në fuqi në Republikën e Shqipërisë kanë të drejtë të aplikojnë.

Këto përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm te:

  ✔ Organizatat joqeveritare (OJQ-të);

   ✔ Fondacionet;

   ✔ Organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të);

   ✔ Organizatat me bazë komunitare;

   ✔ Shoqatat (të artizanëve, operatorëve turistikë etj);

   ✔ Institutet Kërkimore, Qendrat Akademike dhe grupet e mendimit;

   ✔ Agjencitë e Zhvillimit Rajonal dhe/ose Lokal.


Procedurat e Aplikimit:

Periudha e aplikimit është e hapur nga data 24 maj 2024 deri më 30 qershor 2024. Seti i aplikimit (dokumentacioni i kërkuar i renditur më poshtë) duhet të dorëzohet në mënyrë elektronike në zyrën e UNOPS-it në Tiranë në adresën grants.albania@unops.org.

*Do të pranohen vetëm aplikimet e dorëzuara në gjuhën angleze.


Seanca Informimi



Data: 06 Qershor 2024

Ora: 10.30

Vendndodhja: Tiranë - Europe House

Seancë e mbyllur

Lexo më shumë për këtë seancë

Vizitoni Foto Galerinë




Data: 11 Qershor 2024

Ora: 10.30

Vendndodhja: Lezhë - Hotel Liss, Uldedaj Group

Seancë e mbyllur

Lexo më shumë për këtë seancë

Vizitoni Foto Galerinë



"Lista e aplikantëve dhe projekteve të rekomanduara për financim në kuadër të Thirrjes për Projekt Propozime "Recraft the Past: Build Up the Future 3" do të publikohet pasi të jenë finalizuar marrëveshjet për dhënien e granteve."