Zhvillimi i potencialit të fëmijëve: Prezantimi i trashëgimisë kulturore të Shqipërisë përmes katër librave edukativë


July 1, 2023

1 Korrik 2023

Katër libra edukativë që do të ndihmojnë në zbërthimin e potencialit të fëmijëve dhe njohjen e tyre me trashëgiminë kulturore të jashtëzakonshme të Shqipërisë janë hartuar përmes skemës së granteve të programit EU4Culture. Librat, pjesë e nismës “Përforcimi i Trashëgimisë dhe Platformat Mësimore” të zbatuar nga Cultural Heritage without Borders Albania, do të ofrojnë një udhëtim zbavitës  dhe informues nëpër Muzetë Etnografikë të mrekullueshëm të Krujës, Kavajës, Urës së Kurçajt dhe Kalasë së Bashtovës – duke zbuluar një botë me histori magjepsëse, trashëgimi dhe kulturë! Ilustrimet, tregimet dhe aktivitetet tërheqëse ka të ngjarë të arrijnë imagjinatën e të rinjve dhe të ndezin një interes për kulturën shqiptare.

Gjatë tre cikleve të punëtorive, ekspertë në edukimin e trashëgimisë, interpretues, mësues, përfaqësues nga zyrat arsimore dhe individë të apasionuar të përfshirë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore nga qytetet përkatëse, u mblodhën për të shkëmbyer përvojat dhe njohuritë e tyre. Qëllimi i tyre ishte të përmirësonin interpretimin e koncepteve si trashëgimia, kultura dhe historia në librat edukativë dhe të frymëzonin fëmijët të eksploronin monumentet e trashëgimisë kulturore rrethë tyre. Ilustruesit kanë luajtur gjithashtu një rol vendimtar në zhvillimin e libërthave, duke u përpjekur të krijonin ilustrime magjepsëse që lidhin botën shumëngjyrëshe të fëmijëve me vendet historike të Shqipërisë.

Në qershor, në Kavajë, Krujë dhe Rrogozhinë u mbajtën aktivitete publike për të promovuar  katër modelet edukative . Këto evente mblodhën së bashku fëmijë, aktorë lokalë nga institucione të ndryshme, partnerë dhe bashkëpunëtorë që kontribuan në zhvillimin e libërthave gjatë gjithë projektit. Për më tepër, aktivitete të trashëgimisë kulturore u organizuan në shkolla, duke ofruar një mundësi për të dëshmuar entuziazmin e fëmijëve dhe edukatorëve teksa angazhoheshin me modelet e reja të të mësuarit. Mësuesit theksuan rëndësinë që në shkollat ​​e tyre të kenë më shumë mjete alternative për edukimin e trashëgimisë kulturore. Ndërkohë, fëmijët u angazhuanme libërthat, duke luajtur, ngjyrosur dhe duke u përfshirë në diskutimet e ndezura prej tyre.

Librat edukativë mund të gjenden në linket:

Ura e Kurçaj

Kalaja e Bashtovës

Muzeu Etnografik i Krujës

Muzeu Etnografik i Kavajës