Trajnim për Prokurimin e Qëndrueshëm në UNOPS Shqipëri

Anëtarët e stafit të UNOPS Shqipëri duke filluar nga drejtuesit e lartë, kolegët e prokurimit, komunikimit, inxhinierë, kolegë nga menaxhimi granteve morën pjesë në një trajnim informues dhe praktik mbi Prokurimin e Qëndrueshëm, të zhvilluar nga Marcus McKay, Drejtues i Zinxhirit të Furnizimit të Qëndrueshëm në Grupin e Prokurimit në UNOPS.

Trajnimi u ofroi pjesëmarrësve një hyrje në Kornizën e Prokurimit të Qëndrueshëm të UNOPS dhe udhëzime të thelluara se si të zbatohet prokurimi i qëndrueshëm përgjatë programit EU4Culture, duke mbuluar tema thelbësore si planifikimi strategjik, përfshirja e kritereve të qëndrueshmërisë në tendera, qëndrueshmëria e furnitorëve, zhvillimin e kapaciteteve të furnitorëve dhe monitorimin dhe vlerësimin e të dhënave.

Në UNOPS jemi të përkushtuar që të bëjmë prokurimin e qëndrueshëm mënyrën tonë standarde të prokurimit. Personeli i UNOPS-it i përfshirë në aktivitetet e prokurimit zgjedh prokurimin e qëndrueshëm për aq sa është e mundur brenda kontekstit të punës së tyre, vendit, sektorit të industrisë dhe tregut të furnizimit.
Duke filluar nga 1 janari 2020, UNOPS miratoi një Kuadër të detyrueshëm, por fleksibël të Prokurimit të Qëndrueshëm, i cili kërkon që shumica e proceseve tona të prokurimit të përfshijnë aspekte të qëndrueshmërisë dhe integrimit gjinor.


Korniza gjithashtu lehtëson qëndrueshmërinë e zgjeruar të furnitorëve përmes programit të “Dorëzimit të përgjegjësisë në angazhimin e shitësve” (DRiVE). DRiVE është një program vlerësimi, inspektimi dhe planifikimi i ofertuesve.
Qëllimi i tij i përgjithshëm është të sigurojë që ofertuesit e UNOPS të veprojnë me përgjegjësi dhe në përputhje me standardet e larta të integritetit, me fokus në të drejtat e njeriut, standardet e punës, mundësitë e barabarta, kodin e sjelljes, shëndetin dhe sigurinë, menaxhimin e cilësisë dhe menaxhimin e mjedisit.