Tender për “Restaurimin e Kalasë së Bashtovës”


June 15, 2022

Së shpejti Kalaja e Bashtovës e periudhës mesjetare veneciane, do të restaurohet në kuadër të programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian, zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës.

UNOPS në Shqipëri fton të gjitha kompanitë e interesuara të paraqesin propozimin e tyre brenda datës 30 qershor 2022.
Një takim paraprak dhe një inspektim i sitit janë të detyrueshëm dhe do të mbahen në: 20 qershor 2022, ora 13:00, në Kalanë e Bashtovës.
Gjeni të gjitha detajet përkatëse këtu: https://www.ungm.org/Public/Notice/176258

Kalaja e Bashtovës ndodhet rreth 2 km larg fshatit Vilë-Bashtovë në afërsi të lumit Shkumbin. Prej mureve të saj mund të vërehet vija bregdetare nga gjiri i Durrësit deri në Divjakë. Kalaja u ndërtua në shekullin e 15-të dhe shërbeu si një objekt tregtimi për tregtarët venecianë dhe si një fortesë për të larguar pushtuesit osmanë. Pozicioni i saj strategjik i lejoi luftëtarët mesjetarë të kontrollonin një zonë shumë të madhe të Adriatikut në perëndim, dhe të njëjtën kohë, fushën në lindje.