18 janar 2022 – Vizitë në Kishën e Shën Ndout në Rodon


January 24, 2022

Punimet në kishën e Shën Ndout në Rodon po vazhdojnë dhe së shpejti do të kemi një sit të ri të trashëgimisë kulturore pjesë e programit EU4Culture gati për vizitorët dhe komunitetin.

Ministrja e Kulturës, znj. Elva Margariti, Drejtuesja e zyrës së UNOPS-it në Shqipëri, znj. Pamela Lama dhe Drejtoresha e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, znj. Rudina Zoto, zhvilluan një vizitë në terren, ku u njohën nga afër më ndërhyrjet  kryesore të restaurimit.

Kostot e projektit të Kishës së Shën Ndout janë 10,822,931 lekë (89,100 euro). Punimet nisën në shtator të vitit 2021 dhe tashmë janë në fazën përfundimtare.