Ndërgjegjësojmë kontraktorët e EU4Culture për parandalimin e mashtrimit

21 shtator 2023
Përfaqësues nga nëntë shoqëri kontraktuese morën pjesë në një seminar gjithëpërfshirës mbi parandalimin e mashtrimit, organizuar nga UNOPS Albania, si partneri zbatues i programit EU4Culture. Trajnimi mbuloi tema të tilla si normat e etikës, politikën e sanksioneve të UNOPS-it dhe rëndësinë e raportimit të sjelljeve joetike.
Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe politikës “zero tolerancë” kundër mashtrimit, mjeteve praktike për raportimin e mashtrimit, konfliktit të interesit dhe korrupsionit. Gjatë diskutimeve proaktive, u trajtuan zgjidhjet e mundshme për parandalimin e mashtrimit dhe veprimeve të tjera joetike.



Pjesëmarrësit u larguan të motivuar dhe të gatshëm për të nxitur ndryshime pozitive dhe integritet në vendet e tyre të punës. Siç vuri në dukje një menaxher, këto njohuri do t’i ndihmojë ata të rrisin ndërgjegjësimin për sjelljet etike, gjë që do të ndikojë në rritjen e standardve dhe konkurrencës në tregjet ndërkombëtare.