Inxhinieret e EU4Culture ndajnë historitë e tyre për të frymëzuar udhëheqëset e ardhshme të Shqipërisë


March 8, 2023

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, ne jemi krenarë të nderojmë dhe festojmë arritjet novatore të shumë grave të shquara inxhiniere që po ndryshojnë në mënyrë thelbësore jetën e njerëzve në mbarë botën si dhe në Shqipëri. Ndihemi të privilegjuar të punojmë me gra profesioniste në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) të cilat janë lidere në fushën e tyre, të pasionuara për barazinë gjinore dhe të përkushtuara për të frymëzuar gjeneratën e ardhshme të grave udhëheqëse.

Sot, dy nga inxhinieret tona vizituan shkollat e mesme në vend për të ndarë historitë e tyre dhe për të demonstruar se si programi EU4Culture, fiancuar nga BE dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, promovon barazinë gjinore përmes inovacionit dhe teknologjisë. Ishte frymëzuese të shihje entuziazmin e studentëve kur mësuan se 70% e inxhinierëve tanë janë gra, 7 nga 11 OJQ-të përfituese të granteve tona drejtohen nga gra dhe prokurimi për tendera në infrastrukturë përfshin kritere të integrimit gjinor.

Duke parë nga e ardhmja, ne kemi besim se këto gra do të kenë një ndikim të qëndrueshëm dhe do të vazhdojnë të jenë model për gjeneratën e ardhshme të grave inxhiniere, përcaktuesve të trendeve dhe lidereve të opinionit. Me vendosmërinë dhe përkushtimin e tyre, ato po i hapin rrugën një shoqërie më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.