21 dhjetor 2021 – Inagurimi i kishës së T’Shelbuemit Rubik


December 22, 2021

Restaurimi i kishës së T’Shëlbuemit në Rubik, paraqet një moment shumë të rëndësishëm për programin EU4Culture të financuar nga BE dhe të zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës.

Kisha është siti i parë që sapo ka përfunduar restaurimin dhe konservimin ndaj jemi jashtëzakonisht krenarë që sot, së bashku me Ambasadorin e BE-së Z. Soreca, Ministren e Kulturës Znj. Margariti dhe Drejtuesen e UNOPS në Shqipëri, Znj. Lama, i kthyem komunitetit një kishë të restauruar së bashku me vlerat e saj historike.