Projektet e Granteve

Projekti RRUGË PËR KULTURË do të krijojë katër rrugë për ecje në Parkun Kombëtar të “Lagunës së Karavastasë”, në zonën e Kalasë së Turrës, rreth Spillesë dhe një rrugë biçikletash në zonën përreth kodrave të Kavajës. Gjithashtu, organizata zbatuese do të organizojë një festival dhe panair të përvitshëm dy-ditor, që do të tërheqë shumë vizitorë dhe prodhues të cilët do të promovojnë specialitetet vendase dhe produktet artizanale. Ky projekt po zbatohet nga AULEDA – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal me një kohëzgjatje 11 muaj dhe me financim 51,991.74 USD nga EU4Culture.


Projekti “ARTIZANËT PËR TRASHËGIMINË KULTURORE – ARTCULT” do të ngrejë kapacitete si për artizanët vendas, ashtu edhe për grupet vulnerabël në Kavajë dhe Rrogozhinë, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuar, të rinjtë e papunë, gratë me ndihmë sociale në fushën e zejtarisë. Përfituesit do të mbështeten gjithashtu për ngritjen e bizneseve të vogla dhe produktet e tyre artizanale do të shiten në dyqanet e dhuratave të Muzeut Etnografik në Kavajë. Ky projekt zbatohet nga Instituti i Kërkimeve Urbane në partneritet me KUBE Studios, me kohëzgjatje 12 muaj dhe me financim 57,415 USD nga EU4Culture.


Projekti “3E “EKSPLORIM – PËRJETIM – ZHVILLIM I TURIZMIT KULTUROR NË ZONËN PAS TËRMETIT” do të zhvillojë dy rrugë tematike në respektivisht në Durrës, Kavajë, Rrogozhinë dhe Krujë, njëra prej te cilave me fokus te monumentet kulturore e historike dhe tjetra me fokus në kulinarinë tradicionale vendase. Ai do të mbështesë bizneset lokale, në veçanti bizneset e vogla në pronësi të grave që promovojnë artin e kuzhinës tradicionale, verërat, artizanatin dhe produktet e fermerëve. Ky projekt zbatohet nga Instituti i Politikave Publike dhe Private, me kohëzgjatje 10 muaj dhe me një financim prej 49,040 USD nga EU4Culture.


Projekti “FUQIZIMI I TRASHËGIMISË DHE PLATFORMAT E MËSIMIT” do të bashkëpunojë me ekspertët në terren dhe komunitetet lokale për të organizuar seminare dhe sesione trajnimi për zhvillimin e metodologjive, bashkë-krijimin dhe hartimin e modeleve arsimore si dhe organizimin e eventeve kulturore në objektet kryesore të trashëgimisë në Kavajë, Krujë dhe Rrogozhinë. Projekti zbatohet nga organizata Cultural Heritage without Borders me kohëzgjatje 8 muaj dhe me financim prej 57,476.40 USD nga EU4Culture.


Projekti “RIGJALLËRIMI I ZEJEVE TRADICIONALE VENDASE NË KAVAJË” do të mbështesë prodhuesit e artizanatit tradicional në rritjen e kapaciteteve, si dhe do të promovojë artizanatin përmes videove për të krijuar një guidë digjitale që do të ndahet me operatorët turistikë. Përveç kësaj, të rinjtë e papunë dhe gratë vendase do të aftësohen për punësim në zejet tradicionale përmes një skeme praktike. Projekti zbatohet nga HELP në partneritet me Fondacionin Gjirokastër me kohëzgjatje 12 muaj dhe me financim 57,150 USD nga EU4Culture.


Projekti “ZHVILLIMI I TRASHËGIMISË SË DURRËSIT ME BAZË KULTURËN KREATIVE” do të organizojë klasa artizanale për nxënësit e shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli” me qëllim zhvillimin e aftësive të tyre si në zeje ashtu edhe në marketing. Gjithashtu, aktivitete sociale dhe kulturore do të organizohen në katër objekte kulturore të qytetit: Hamami Mesjetar, Amfiteatri i Durrësit, Muzeu Arkeologjik i Durrësit dhe Torra Veneciane. Projekti zbatohet nga organizata jofitimprurëse Udhëtimi i Lirë – Liberi di Viaggiare me kohëzgjatje 11 muaj dhe financim prej 42,200 USD nga EU4Culture.


Projekti “ARTIZANËT MES TË SHKUARËS DHE TË ARDHMES” do të organizojë një sërë seancash trajnimi për aftësimin digjital dhe mediat sociale, seminare për markat dhe marketingun, si dhe panaire të hapura. Gjithashtu në Krujë është planifikuar të krijohet një qendër informimi miqësore me mjedisin. Projekti synon të nxisë, pjesërisht përmes krijimit të një platforme dixhitale të dedikuar, zhvillimin social-ekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve të Pazarit të Krujës. Projekti zbatohet nga Progress Foundation me kohëzgjatje 12 muaj dhe financim prej 59,338 USD nga EU4Culture.


Projekti “KUR E SHKUARA TAKON TË ARDHMEN – RIVITALIZIMI I TRASHËGIMISË KULTURORE TË DURRËSIT” do të bëjë bashkë artizanët dhe qytetarët falë eventeve kulturore rreth vendeve të trashëgimisë arkeologjike dhe kulturore, në veçanti përmes netëve poetike, tregimit të historive dhe shëtitjeve tematike. OJQ-ja do të prodhojë gjithashtu një rrugë të re turistike me dymbëdhjetë Dyer të Vjetra si simbole kulturore dhe objekte artistike të historisë së Durrësit. Projekti zbatohet nga Durrësi Aktiv në partneritet me MuZEH Lab me një kohëzgjatje 12 muaj dhe financim prej 55,220 USD nga EU4Culture.


TOURAZZO – PROMOVIMI DHE VLERËSIMI I TRASHËGIMISË KULTURORE SI NXITËS I TURIZMIT DHE ZHVILLIMIT SOCIAL EKONOMIK NË DURRËS” do të mbështesë krijimin e Rrjetit Lokal për Turizëm Kreativ dhe Inovativ duke bërë bashkë ekspertë të fushës për zhvillimin e një Produkti Unik të Turizmit Kulturor që do ta bëjë trashëgiminë kulturore më tërheqëse. Projekti do të zhvillojë më tej një itinerar të ri kulturor në Durrës përmes një sërë sesionesh trajnimi si për sektorin publik ashtu edhe për atë privat, duke synuar zgjatjen e sezonit turistik përtej sezonit të verës. Ai do të kontribuojë gjithashtu në promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe përmirësimin e kapaciteteve menaxhuese të institucioneve të trashëgimisë kulturore. Projekti zbatohet nga OJQ-ja ESN Albania me kohëzgjatje 10 muaj dhe financim 51,920.20 USD nga EU4Culture.


Projekti “RESTAURIMI I TRADITËS SË ZEJEVE” do të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve për zejet dhe artet tradicionale nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, duke përfshirë ngritjen e Këndeve Kulturore dhe të Traditës vendase në 10 shkolla në Rrogozhinë si dhe krijimin e një manuali për fëmijë dhe të rinj mbi rëndësinë e zhvillimit dhe ruajtjes së zanateve. Projekti, në bashkëpunim me mediat, do të promovojë dhe rrisë ndërgjegjësimin e shoqërisë për traditat dhe zejet lokale. Ai zbatohet nga Fondacioni Joscelyn me kohëzgjatje 10 muaj dhe me një financim prej 50,000 USD nga EU4Culture.


Projekti “DHE TRADITA VAZHDON NË KRUJË” do të kontribuojë në zhvillimin social, ekonomik dhe vazhdimësinë e traditës vendase në Krujë. Projekti do të organizojë kurse trajnimi për të ngritur kapacitetet e artizanëve të rinj si dhe për të përcjellë njohuritë dhe aftësitë e artizanatit tek të rinjtë dhe të rejat. Gjithashtu, do të realizojë një sërë aktivitetesh kulturore, bazuar në trashëgiminë kulturore dhe historike materiale dhe jomateriale të zonës. Projekti zbatohet nga TID KRUJA në partneritet me Qendrën për Promovimin e Konkurrueshmërisë (CCP) me një kohëzgjatje 12 muaj dhe një financim prej 55,303.40 USD nga EU4Culture.