Grantet dhe Projektet e Financuara

Projekti BE për Kulturën është i përkushtuar kundrejt rigjallërimit të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë dhe përmirësimit të kapaciteteve për menaxhimin dhe promovimin e saj, si dhe ndrëlidhjen me nismat e turizmit kulturor që përbëjnë risi dhe tregojnë vëmendje ndaj mjedisit.

Pjesë e përpjekjeve tona është kjo Skemë Grantesh e cila synon të krijojë mundësi social-ekonomike dhe kulturore për komunitetet vendore rreth e qark vendndodhjeve të trashëgimisë kulturore të projektit.


Si do të jepen grantet?

Nëpërmjet kësaj skeme, ne do të hapim një sërë thirrjesh konkurruese për projekt propozime që do të zhvillohen dhe zbatohen perreth vendndodhjeve të trashëgimisë kulturore ku po zbatohet projekti. Vlerësimi dhe përzgjedhja e propozimeve për grante për financim do të bazohet në një sërë kriteresh prioritare dhe do të kryhet nga komiteti i ekspertëve të zhvillimit kulturor dhe social-ekonomik. Synimi është të mbështetet sektori i industrive kulturore dhe krijuese, duke mundësuar burime për zhvillimin e produkteve kulturore dhe përmirësimin e tregtueshmërisë.


Cfarë qëllimi do të kenë grantet?

Qëllimi është të mbështetet përmirësimi i cilësisë së mallrave dhe shërbimeve kulturore vendore materiale dhe jomateriale për të rritur mundësitë e tyre për të konkurruar brenda vendit, në BE dhe në tregje të tjera me vlerë të lartë.


Kush do ti përfitojë grantet?

Përfituesit do të jenë aplikantë të suksesshëm nga sektori i industrive kulturore dhe krijuese në vendndodhjet e përzgjedhura të trashëgimisë kulturore dhe zonat përreth. Në objekt të aktiviteteve të tyre do të jenë organizatat kulturore vendore dhe kombëtare, institucionet e arsimit dhe ato kërkimore dhe autoritetet kombëtare dhe vendore.

Duke u përfshirë përmes granteve, operatorët dhe profesionistët e kulturës do të fitojnë dhe zhvillojnë aftësi dhe kompetenca artistike, teknike, teknologjike dhe menaxheriale për të shprehur dhe shfaqur krijimtarinë e tyre, e për ta shndërruar këtë krijimtari në aktivitete, mallra dhe shërbime ekonomikisht të qëndrueshme.


Cilat janë fushat prioritare?

Fushat prioritare të thirrjeve për propozime për grante, ndër të tjera, do të përfshijnë edhe zhvillimin ekonomik vendor kulturor si dhe nismat inovative në turizëm, kulturë ose mjedis.


Kontributi për përfshirjen sociale, të rinjtë dhe gratë

Projektet e financuara nga këto grante do të  fokusohen në mënyrë të vecantë tek përfshirja e grupeve të pafavorizuara sociale dhe ekonomike. Përfshirja e të rinjve do të jetë e domosdoshme e po ashtu edhe pjesëmarrja e grave.

Qëllimi nuk është vetëm të kontribuojë në rritjen e gjenerimit të të ardhurave për komunitetet vendore dhe, për pasojë, në uljen e varfërisë, por edhe në zgjerimin e përfshirjes sociale, duke mbrojtur dhe promovuar larminë kulturore, dhe duke përmirësuar imazhin dhe atraktivitetin e vendndodhjeve të përzgjedhura.

Thirrja e Tretë për Projekte

Thirrja e Parë për Projekte

Thirrja e Parë për Projekte nuk pranon më aplikime