Festivali i Bashtovës: Një Festë për Artin, Kulturën dhe Aventurat në Natyrë

13 shtator 2023
Fundjavën e kaluar Kalaja historike e Bashtovës u gjallërua nga një festival arti, kulture, muzike dhe aventurash në natyrë! Në ditën e parë të tij u organizua një panair artizanal me prodhime vendase, u zhvilluan performanca muzikore tradicionale dhe bashkëkohore, si dhe u mbajtën fjalime nga kryetarët e bashkive të Kavajës dhe Rrogozhinës, përfaqësues të Bashkimit Evropian, delegatë të UNOPS-it dhe zyrtarë të Ministrisë së Kulturës.


Në ditën e dytë pjesëmarrësit patën mundësinë të eksplorojnë dy shtigje biçikletash në Kavajë dhe Rrogozhinë, të cilat mund të aksesohen lehtësisht duke përdorur platformën routes4culture.com dhe duke ndjekur tabelat e reja të vendosura në pikat kryesore të rrugëve.


Qëllimi ynë është që festivali të bëhet një festë e përvitshme e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të rajonit. Ky event u organizua si pjesë e projektit Routes4Culture, i mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes programit EU4Culture, zbatuar nga UNOPS në koordinim me Ministrinë e Kulturës.