Ekspertët diskutojnë dizajnin e ri për Muzeun Historik Kombëtar


December 14, 2022

24 Nëntor 2022

Konsulentët e EU4Culture u prezantuan ekspertëve dhe palëve kryesore të interesuara një projekt-dizajn paraprak për restaurimin e ndërtesës dhe rikonceptimin e ekspozitave muzeale në Muzeun Historik Kombëtar. Prezantimi mblodhi së bashku ekspertë të trashëgimisë kulturore dhe është i pari në një seri konsultimesh të planifikuara që angazhojnë palët kryesore të interesuara për të mbledhur pikëpamjet, komentet dhe sugjerimet profesionale që do të merren parasysh gjatë zhvillimit të mëtejshëm të dizajnit. Pjesë e prezantimit përfshiu një panel të drejtuar nga Ministrja e Kulturës Elva Margariti, Drejtuesja e UNOPS Shqipëri Pamela Lama dhe Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koci.

Muzeu Historik Kombëtar është muzeu më i rëndësishëm dhe më i madhi në vend që përmban një numër ekspozitash të cilat paraqesin artefakte dhe përfaqësojnë tregime të periudhave të ndryshme historike. Rikonceptimi i një muzeu nuk është një proces i thjeshtë pasi kërkon angazhim të specialistëve të fushave të ndryshme. Ekipi që po punon për projektimin përbëhet nga 31 specialistë nga fusha të ndryshme, duke përfshirë arkitektë, historianë, arkeologë, etnografë, ikonografë dhe stilistë.

Dizajni i ri parashikon hapësira më të përhershme dhe të përkohshme ekspozimi, duke e bërë atë sa më dinamik. Gjithashtu është planifikuar të ketë më shumë hapësira edukative për aktivitete për fëmijë, si dhe takime ekspertëshi, librari, ambiente për vizitorët dhe hapësira të dedikuara për digjitalizimin dhe restaurimin e artefakteve.

Projektimi për restaurimin e ndërtesës dhe rikonceptimi i ekspozitave muzeale vjen si një fazë e dytë ndërhyrjesh, zbatuar brenda kornizës së EU4Culture. Faza e parë përfshin restaurimin e fasadës historike të Muzeut. Aktualisht po vazhdon restaurimi i fasadës dhe pritet të finalizohet në muajt në vijim.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNOPS në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës dhe synon të korrigjojë dëmet e tërmeteve në një sërë objektesh të trashëgimisë kulturore.