Dita Ndërkombëtare e Aftësive për të Rinjtë

15 Korrik 2023
Sot, ne festojmë rëndësinë e pajisjes së të rinjve me aftësitë e duhura për punësim, punë dinjitoze dhe sipërmarrje. Me këtë rast të veçantë, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj përpjekjet e EU4Culture për fuqizimin dhe frymëzimin e të rinjve.

Përmes një sërë punëtorish dhe vizitash studimore, EU4Culture ka ofruar mundësi të vyera për qindra studentë që të mësojnë në praktikë teknikat e restaurimit dhe konservimit. EU4Culture ka angazhuar studentë në mënyrë aktive në disa nga sitet e rëndësishme si Kalaja e Bashtovës, Muzeu Etnografik i Krujës, Mozaiku në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar dhe Muzeu Etnografik i Kavajës.



Duke përfshirë studentët drejpërdrejt në aktivitete praktike, EU4Culture synon të zhvillojë kapacitetet e të rinjve, të ushqejë vlerësim për trashëgiminë kulturore dhe të nxisë dëshirën e tyre për të ndjekur karrierë në fusha që lidhen me ruajtjen e trashëgimisë sonë të pasur kulturore.