18 shkurt 2022 – Fillimi i punimeve restauruese në Torrën Veneciane


February 23, 2022

Filluam sot punimet restauruese në një tjetër objekt me vlerë të trashëgimisë kulturore, Torrën Veneciane në Durrës.

Në prani të ambasadorit të BE-së Luigi Soreca, Ministres së Kulturës Elva Margariti, Drejtueses së UNOPS-it në Shqipëri Pamela Lama, grupi i arkitektëve & inxhinierëve shpjeguan se si Torra  do të kthehet në qendrën e parë të interpretimit të trashëgimisë në Durrës falë programit EU4Culture, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministria e Kulturës.

Ndërhyrjet pritet të zgjasin 6 muaj me një kosto investimi prej 675 000 €.