9 Korrik 2021 – Takim me Profesionistë të Trashëgimisë Kulturore


July 18, 2021

Diskutimi mes palëve të interesit me profesionistë të fushës i organizuar më 9 korrik 2021 u zhvillua mbi propozimet e konservimit dhe rijetësimit për 6 site të trashëgimisë kulturore: Muzeu Etnografik në Krujë, Torra Veneciane dhe Hamami në Durrës, Muzeu Etnografik në Kavajë, Teatri Kombëtar i Kukullave dhe Ura e Kurçajt.

Aktorë të projektit dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore të profileve të ndryshme u ftuan për të ndarë pikëpamjet e tyre dhe për të diskutuar ndërhyrjet e propozuara. Masat e propozuara të ruajtjes dhe rijetësimit për sitet në fjalë synojnë përmirësimin e përgjithshëm të gjendjes dhe qëndrueshmërisë së ndërtesave dhe siteve historike në aspektin e gatishmërisë kundrejt rrezikut dhe fatkeqësive. Përdorimi i qëndrueshëm dhe i përgjegjshëm i aseteve të trashëgimisë kulturore çon në ruajtje më të mirë dhe mund të bëhet burim frymëzimi dhe krijimtarie për anëtarët e komuniteteve vendase, artizanët, artistët, zejtarët dhe të gjithë ata që duan të angazhohen.


Klikoni këtu për të parë më shumë