4 Mars 2022 – Znj Christa Arent viziton sitet e projektit EU4Culture


March 7, 2022

Të lumtur që patëm mes nesh znj. Christa Arent, Këshilltare Rajonale e UNOPS  për Evropën dhe Azinë Qendrore, me qendër në Gjenevë.

Ajo erdhi për një vizitë 2 ditore dhe së bashku mundëm të vizitonim disa prej siteve të programit EU4Culture ,secili prej tyre vlerën dhe specifikat e veta, si:

Torra Veneciane në Durrës;

Muzeu Etnografik në Kavajë;

Mozaiku në Muzeun Historik Kombëtar.

Zonja Arent u takua gjithashtu me disa nga partnerët tanë të cilët e informuan mbi aktivitetet e projektit.