2 Mars 2022 – Vizitë në mozaikun e Muzeut Historik Kombëtar


March 2, 2022

Së bashku me Ministren e Kulturës Znj. Elva, drejtuesen e zyrës së UNOPS-it në Shqipëri znj. Pamela dhe specialistë të fushës zhvilluam ditën e sotme një vizitë në Muzeun Historik Kombëtar, ku po punohet për restaurimin e mozaikut, si pjesë e një prej siteve të projektit EU4Culture.

Po shkon drejt përfundimit hidroizolimi i taracës së objektit dhe po punohet për zëvendësimin copëz pas copëze të mozaikut të dëmtuar gjatë viteve, por më së shumti nga tërmeti i nëntorit 2019.