18 shkurt 2022 – Fillimi i punimeve restauruese në Torrën Veneciane
Filluam sot punimet restauruese në një tjetër objekt me vlerë të trashëgimisë kulturore, Torrën Veneciane në Durrës.
Në prani të ambasadorit të BE-së Luigi Soreca, Ministres së Kulturës Elva Margariti, Drejtueses së UNOPS-it në Shqipëri Pamela Lama, grupi i arkitektëve & inxhinierëve shpjeguan se si Torra do të kthehet në qendrën e parë të interpretimit të trashëgimisë në Durrës falë programit EU4Culture, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministria e Kulturës.
Ndërhyrjet pritet të zgjasin 6 muaj me një kosto investimi prej 675 000 €.