15-21 Nëntor 2021 – Workshop mbi “Evakuimin e artefakteve”


November 15, 2021

Në 15 nëntor Prof. Dr. Krist dhe ekipi i saj nga Instituti i Konservimit të Universitetit të Arteve të Aplikuara në Vjenë erdhën në Kavajë për të mbajtur një workshop rreth rujatjes së artefakteve.

 Pas një seance informuese ekipi shkoi drejt Muzeut Etnografik të Kavajës, për të mësuar praktikat më të mira dhe ekspertizën e duhur për ruajtjen e aftefakteve të sigurt gjatë restaurimit të muzeut.

Programi EU4Culture nisi kështu edhe bashkëpunimin me Universitetin e Tiranës duke synuar rritjen e kapaciteteve të studentëve shqiptare në ruajtjen dhe paketimin e artefakteve.

Pjesëmarrësit shprehën një nivel të lartë entuziazmi si dhe punë shumë të mirë në grup gjatë kryerjes së një procesi paketimi delikat, duke filluar nga lloji i duhur i letrës së ambalazhit deri te krijimi i mbrojtësve të thjeshtë për vendosjen e objekteve të brishta.