11 Maj 2021 – Vizitë në kishën e Manastirit të Rubikut


July 13, 2021

Më 11 maj 2021, Drejtoresha e UNOPS në Shqipëri, znj. Pamela Lama, së bashku me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, z. Luigi Soreca, vizituan Kishën e bukur të Manastirit të Rubikut, si pjesë e turneut Javët e Evropës 2021.

Gjatë vizitës sonë, ne u takuam me Dom Genci Çupi i cili u tregoi mysafirëve historinë e kishës dhe rëndësinë e saj për komunitetin vendas.

Kisha e Manastirit të Rubikut është një nga sitet kryesore që do të restaurohet nga projekti “EU4Culture”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Kulturës.

Klikoni këtu për të parë më shumë

Klikoni këtu për të parë më shumë