Tender për “Krijimin e përmbajtjes multimediale dhe furnizimin me pajisje”.
Zgjatje e afatit te aplikimit!
Jeni një kompani shqiptare apo ndërkombëtare që ofron shërbime multimediale?
A keni përvojë në zhvillimin e përmbajtjeve dhe aktiviteteve dixhitale për asetet e trashëgimisë kulturore?
Në kuadër të programit EU4Culture, zyra e UNOPS në Shqipëri ka publikuar një tender për “Krijimin e përmbajtjes multimediale dhe furnizimin me pajisje”.
Ne po kërkojmë kompani multimediale të cilat do të angazhohen në krijimin e përmbajtjes së interpretimit multimedial duke përfshirë performanca dixhitale, aplikacione të realitetit të shtuar e më tepër për site të rëndësishme të Trashëgimisë Kulturore si:
-
- Muzeu Arkeologjik i Durrësit
- Kalaja e Bashtovës
- Torra Veneciane
- Muzeu Etnografik i Kavajës
- Hamami i Durrësit
Gjeni të gjitha detajet përkatëse në këtë link:
https://www.ungm.org/Public/Notice/165574
dhe shprehni interesin tuaj deri në:
28-shkurt-2022, ora 15:00 (GMT 0.00) Koha e Evropës Perëndimore.