Tender për “Restaurimin e Muzeut Arkeologjik në Durrës”


May 6, 2022

 A e dini se një nga muzetë më të rëndësishëm arkeologjikë në Shqipëri do të restaurohet së shpejti? Punimet e restaurimit do të kryhen përmes programit EU4Culture të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

I pozicionuar në një zonë të njohur, Muzeu Arkeologjik i Durrësit pas restaurimit do të tërheqë më shumë turistë vendas dhe ndërkombëtarë, gjë që do të ndihmojë në përmirësimin e jetesës së komuniteteve lokale.

Zyra e UNOPS në Shqipëri fton të gjitha kompanitë e interesuara të paraqesin propozimin e tyre brenda datës 23 maj 2022.

Një takim paraprak e një inspektim i sitit është i detyrueshëm dhe do të mbahet:

Ditën e martë, 17 maj 2022, ora 12:00, në Muzeun Arkeologjik në Durrës.

Të gjitha detajet përkatëse mund të gjenden këtu: