Furnizimi dhe Instalimi i sistemeve të Aspirimit për kimikatet e përdorura në restaurimin e veprave të artit për Njësinë e Restaurimit në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, Shqipëri


July 14, 2023

EU4Culture fton furnitorët e interesuar të marrin pjesë në tenderin për Furnizimin dhe Instalimin e sistemeve të Aspirimit për kimikatet e përdorura në restaurimin e veprave të artit për Njësinë e Restaurimit në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, Shqipëri.

Ky tender ofron mundësinë për të kontribuar në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e trashëgimisë kulturore kombëtare.

Të gjitha ofertat duhet të dorëzohen jo më vonë se data 31 korrik 2023, ora 14:00 UTC. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për sqarim është 27 korrik 2023, ora 12:00 UTC.

Mbetemi në pritje të ofertave tuaja konkurruese. Mos humbisni mundësinë për t’u bërë pjesë e këtij projekti!

Informacionet e detajuara mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm.