Sesioni i Parë Informues mbi Thirrjen e Tretë për Propozime “Recraft the Past Build Up the Future”

Në 6 qershor u zhvillua sesioni i parë informues mbi Thirrjen e Tretë për Propozime për Grante “Recraft the Past Build Up the Future”. Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile u bashkuan në Europe House në Tiranë, dhe patën mundësinë të mësonin më shumë mbi procesin e aplikimit dhe kriteret e pranueshmërisë nga ekipi ynë i Granteve.
Pjesëmarrësit gjithashtu patën mundësinë të bënin pyetje e të ndërvepronin me njëri-tjetrin.
Qëllimi i përgjithshëm i Thirrjes është të nxisë mundësitë social-ekonomike dhe ato kulturore për komunitetet vendore rreth e qark siteve të trashëgimisë kulturore përmes projekteve që sjellin zhvillim social-ekonomik. Grantet që do të jepen do të jenë deri në vlerën e 50,000 USD me një kohëzgjatje deri në 11 muaj.