Projektet e granteve – thirrja e tretë
1. Projekti “Marionetat e Trashëgimisë: Ringjallja e Traditës për një Të Ardhme të Qëndrueshme dhe Fuqizimi i Rinisë përmes Edukimit mbi Trashëgiminë Kulturore” synon ruajtjen dhe ringjalljen e marionetave tradicionale shqiptare si një mjet për forcimin e identitetit kulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik. Ai adreson mungesën e njohurive për rëndësinë artistike dhe historike të këtyre marionetave tek brezat e rinj, duke promovuar gjithashtu gjithëpërfshirjen, qëndruesmërinë mjedisore dhe modelet e ndjeshme ndaj gjinive. Projekti përfshin tri sesione trajnimesh dhe tri punëtori në shkolla fillore për të mësuar mbi trashëgiminë kulturore, folklorin dhe zanatet tradicionale, si dhe një aktivitet mbi tregimin e shistorive për të angazhuar familjet dhe komunitetin. Një nga aktivitetet kyçe është gjithashru ringjallja e një treimi të vjetër për fëmijë në një shfaqje moderne me marioneta, e cila do të shfaqet pas një vizite studimore në Teatrin Kombëtar të Kukullave. Nga ky projekt do të përfitojnë nxënësit 6-12 vjeç, mësuesit, prindërit dhe artistët e rinj. Zbatuar nga Digital Future me një grant prej 45,101 USD (rreth 41,865.84 EUR), projekti do të zgjasë rreth 10 muaj.
2. Projekti “Annex LABs” ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe institucional mbi rolin e trashëgimisë kulturore si një faktor kyç në zhvillimin socio-ekonomik të qëndrueshëm. Projekti synon promovimin e modeleve të aksesueshme e gjithëpërfshirëse të produkteve dhe shërbimeve kulturore. Përmes një serie punëtorish, guidat e turizmit kulturor dhe dizajnerët e pavarur do të trajnohen për të krijuar përvoja përfshirëse dhe të qasshme për vizitorët në sitet kulturore të programit EU4Culture. Projekti do të zhvillojë tri punëtori dy-ditore, të cilat do të përqendrohen në krijimin e një narrative të aksesueshme për turizmin kulturor, prototipe të dizajnit të produkteve dhe përshkrime audio për individët me probleme të shikimit. Për më tepër, do të krijohet një broshurë dygjuhëshe me përshkrime të aksesueshme dhe një version audio për sitet e programit EU4Culture në Tiranë, ndërsa përshkrimet audio do të prodhohen edhe për dy shfaqje teatrale në Teatrin Kombëtar të Kukullave për fëmijët me aftësi të kufizuara në shikim. Me financim nga programi i granteve EU4Culture në shumën 40,990 USD (afërsisht 38,049.73 EUR), ky projekt 11-mujor, i zbatuar nga United Nations Associations Albania, do të kontribuojë në krijimin e një shoqërie më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse, duke ofruar gjithashtu mundësi të reja punësimi për komunitetet lokale.
3. Projekti “EPIC – Fuqizimi i Rinisë dhe Prodhuesve Lokalë përmes Turizmit Kulturor” ka për qëllim rritjen e turizmit kulturor në Kavajë dhe Rrogozhinë.Duke u fokusuar në sitet e programit EU4Culture, të prekura nga tërmeti i vitit 2019, si Kalaja e Bashtovës dhe Muzeu Etnografik i Kavajës, projekti synon krijimin e produkteve turistike miqësore me mjedisin, siç janë produktet ushqimore lokale dhe shtigjet turistike kulturore. Pjesë e projektit do të jenë punëtoritë dhe takime të cilat do të përfshijnë prodhuesit, bizneset dhe të rinjtë, duke forcuar aftësitë e tyre dhe hapur mundësi të reja në sektorin turistik. Ky projekt 11-mujor, mbështetur nga granti i EU4Culture prej 42,730 USD (afërsisht 39,662.25 EUR), i implementuar nga Auleda – Agjencia për Zhvillimin Ekonomik Lokal, do të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit kulturor dhe krijimin e mundësive për gratë, të rinjtë dhe bizneset lokale.
4. Projekti “Triada e Trashëgimisë së Arbanonit: Kishat, Urat dhe Mrekullitë Natyrorë të Shqipërisë” ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Shqipërisë, duke u fokusuar në disa prej siteve të trashëgimisë kulturore që janë mbështetur nga programi EU4Culture, si Kisha e Manastirit në Rubik, Ura e Kurçajt në Krujë dhe Kisha e Shën Antonit në Kepin e Rodonit. Përmes promovimit të turizmit të qëndrueshëm, projekti do të ndërthurë vlerat kulturore dhe natyrore, do të përmirësojë përvojën e vizitorëve me hartat ndërvepruese dhe multimedia, si dhe do të ofrojë mjete edukative për studentët dhe profesionistët e turizmit. Produktet kryesore të projektit përfshijnë: një përmbledhje gjithëpërfshirëse që integron trashëgiminë kulturore dhe natyrore të tre siteve, ekspedita edukative, një aktivitet kampingu për studentët, shtigje ecjeje të shenjuara në sitet e trashëgimisë, një mjet eksplorues interaktiv me multimedia & hartë GIS, si dhe aktivitete promovuese për guidat turistike dhe komunitetet. Kjo iniciativë do të kontribuojë gjithashtu në ruajtjen e trashëgimisë së pasur të Shqipërisë. Zbatuar nga Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri, projekti 11-mujor mbështetet nga një grant i programit EU4Culture në shumën prej 40,499 USD (afërsisht 37,593.95 EUR).
5. Projekti “COOL Crafting – Krijimi i Mundësive dhe Lidhjeve Optimale ndërmjet Arteve të Traditës dhe Turizmit në Mirditë” ka si qëllim të rivitalizojë prodhimin e artizanatit tradicional në Mirditë dhe forcojë rolin e tij në industrinë lokale të turizmit. Duke mbështetur artizanët lokalë dhe ofruar mundësi praktike për gratë dhe të rinjtë e papunësur, iniciativa ka për qëllim të nxisë rritjen ekonomike dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Aktivitetet përfshijnë zhvillimin e një vlerësimi të nevojave për prodhuesit e artizanatit, krijimin e një programi mbështetjeje për bizneset, prodhimin e videove narrative për të shfaqur prodhuesit e artizanatit tradicional të Mirditës dhe lehtësimin e pjesëmarrjes në panaire kombëtare e lokale të artizanatit. Ky projekt do të forcojë lidhjen ndërmjet artizanatit tradicional dhe turizmit, duke kontribuar në zhvillimin socio-ekonomik të rajonit. I zbatuar nga Help – Hilfe zur Selbsthilfe, zyra e Shqipërisë, projekti 10-mujor mbështetet nga një grant i programit EU4Culture në shumën 49,845 USD (afërsisht 46,266.44 EUR).
6.Projekti “Shijet e Pashlyeshme: Shijoni shijet dhe baladat e Kurbinit” ka si qëllim promovimin e turizmit të qëndrueshëm në Kurbin duke nxjerrë në pah trashëgiminë e pasur kulinare, kulturore dhe natyrore të këtij rajoni. Iniciativa do të fokusohet në ruajtjen e recetave tradicionale, zhvillimin e aftësive tek gratë dhe të rinjtë, si dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike në sektorët e turizmit dhe kulinarisë lokale. Aktivitetet kryesore përfshijnë punëtori gatimi me nënat dhe gjyshet lokale, trajnime kulinarie për teknikat moderne të gatimit, krijimin e një libri recetash që pasqyron trashëgiminë e rajonit, dhe zhvillimin e itinerarëve digjitalë për të shfaqur atraksionet natyrore dhe kulturore të zonës. Do të organizohet gjithashtu një festival pranveror ushqimor, i cili do të festojë traditat e Kurbinit përmes ushqimit, muzikës dhe vallëzimit. I zbatuar nga Fondacioni i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale në Shqipëri (ALCDF), projekti 11-mujor mbështetet nga një grant i programit EU4Culture në shumën 49,855 USD (afërsisht 46,269.23 EUR).
7. Projekti “Kujtesa Historike Frymëzon Turizmin” ka si qëllim të rrisë promovimin e trashëgimisë kulturore në Krujë duke rritur numrin e vizitorëve dhe të ardhurat për Muzeun Kombëtar dhe Muzeun Etnografik, duke siguruar mirëmbajtjen dhe qëndrueshmërinë e tyre. Iniciativa fokusohet në krijimin e produkteve autentike promovuese të frymëzuara nga artefaktet etnografike, zhvillimin e aftësive tek artizanët dhe të rinjtë, si dhe organizimin e aktiviteteve kulturore për të tërhequr turistët dhe angazhuar komunitetin lokal. Aktivitetet kryesore përfshijnë: dizajnimin e punimeve artizanale tradicionale dhe bashkëkohore, demonstrime praktike në Muzeun Etnografik, punëtori ndërvepruese për të rinjtë dhe krijimin e një këndi promovues në muze. Projekti do të organizojë gjithashtu një Ditë të Turizmit pranë muzeve të Krujës, duke shfaqur artizanatin, muzikën dhe vallëzimin. I implementuar nga Qendra për Promovimin e Konkurrueshmërisë, projekti 10-mujor mbështetet nga një grant i programit EU4Culture në shumën 45,048 USD (afërsisht 41,822.56 EUR) dhe ka si qëllim përfitimin e artizanëve lokalë, të rinjve dhe komunitetit më të gjerë të Kurbinit, si dhe bizneseve në zonë dhe agjencive turistike që promovojnë turizmin kulturor.
8. Projekti “SHPIRTËRIM – Ruajtja Spirituale dhe Historike përmes Rihapjes Interaktive dhe Eksperiencës Taktilie të Ripërshkrimit të Kujtimeve të Rëndësishme” ka si qëllim të rivitalizojë ish-burgun dhe kampin e punës së detyruar në Spaç, një vend me rëndësi historike në Mirditë, duke e transformuar atë në një qendër edukimi dhe kujtese. Iniciativa do të fokusohet në ruajtjen e historisë së ish-burgut përmes aktiviteteve krijuese dhe edukative, duke përfshirë një seri produktesh kreative, si: 41 maska të ish-të burgosurve, një film i animuar, podkaste, një ekspozitë arti vizual dhe diskutime publike të hapura që angazhojnë komunitetin në biseda mbi historinë e burgut. Përveç kësaj, do të nxisë pjesëmarrjen e grupeve të ndryshme të komunitetit, veçanërisht të rinjve dhe grave, në punëtori kulturore, duke rritur përfshirjen e tyre sociale dhe zhvillimin e aftësive. Projekti do të mbështesë gjithashtu artizanët dhe punëtorët e artizanatit lokal përmes punëtorive dhe bashkëpunimeve me bizneset turistike. I zbatuar nga Tek Bunkeri, projekti 11-mujor mbështetet nga një grant i programit EU4Culture në shumën 49,865 USD (afërsisht 46,297.87 EUR).
9. Projekti “Trashëgimia Epidamnike: Lidhja e Të Kaluarës dhe Të Ardhmes” ka si qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për trashëgiminë e Durrësit dhe të promovojë turizmin kulturor, duke u fokusuar në site historike si Kulla Veneciane dhe Hamami. Përmes sesioneve trajnuese, instalimit të paneleve informuese përgjatë Shtiegut të Dyerve të Vjetra dhe organizimit të aktiviteteve kulturore, kjo iniciativë do të angazhojë si komunitetin lokal, ashtu edhe turistët. Gjithashtu, materialet edukative dhe aktivitetet komunitare do të ndihmojnë në krijimin e një vlerësimi më të thellë për pasurinë kulturore të Durrësit. Nga ky projekt do të përfitojnë kryesisht banorët e Durrësit, turistët, studentët, profesionistët e kulturës dhe bizneset e turizmit në zonë. I zbatuar nga Qendra “DURRESI AKTIV“, projekti do të realizohet për 11 muaj dhe mbështetet nga një grant i programit EU4Culture në shumën 37,663 USD (afërsisht 34,961.38 EUR).