Praktikantët nga programi”Blue Book” vizituan Muzeun Etnografik të Kavajës


February 27, 2025

Më 19 shkurt, ekipi i EU4Culture kishte kënaqësinë të mirëpriste praktikantët nga programi i praktikave Blue Book të Komisionit Evropian, përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore (DG ENEST) dhe Drejtorisë së Përgjithshme për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Gjirin (DG MENA). Praktikantët nga vende të ndryshme, përfshirë Austri, Çeki, Francë, Gjermani, Hungari, Itali, Rumani, Spanjë dhe Suedi, dhe vizituan Muzeun Etnografik të Kavajës, restauruar rishtazi. Kjo vizitë ofroi mundësinë për të zbuluar trashëgiminë kulturore të Shqipërisë dhe për të parë nga afër ndikimin konkret të projekteve të mbështetura nga BE-ja.

Për shumë nga vizitorët, kjo vizitë ishte takimi i parë me traditat kulturore të Shqipërisë.

Kur njerëzit mendojnë për Shqipërinë, zakonisht mendojnë  Tiranën, por kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar një qytet tjetër, si Kavaja dhe trashëgimia e saj unike,” tha Lorena nga Spanja. “Muzeu ishte i bukur dhe angazhues, me artefakte autentike që të jepnin një ndjesi të vërtetë të së kaluarës së Shqipërisë,” shtoi ajo.

Muzeu Etnografik i Kavajës, fillimisht një shtëpi e shekullit XIX e cila i përkiste familjes Arkanxhi dhe u shndërrua në muze në vitin 1971, tani mban mbi 800 artefakte që përshkruajnë jetën e përditshme, zakonet dhe traditat e familjeve historike shqiptare. Pas dëmtimit të rëndë nga tërmeti i vitit 2019, muzeu u restaurua përmes programit EU4Culture me një investim prej mbi një milion euro i cili përfshiu rehabilitimin struktural dhe modernizimin e tij.

“Programi EU4Culture ka një qasje gjithëpërfshirëse në ringjalljen e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, duke përfshirë transformimin e muzeve në qendra edukative moderne dhe dinamike, ruajtur autenticitetin e tyre dhe integruar teknologji inovative si tregimi në mënyrë digjitale i historive dhe produktet multimedia. Kjo ka për qëllim ta bëjë kulturën më ndërvepruese, të aksesueshme dhe relevante për brezat e tashëm dhe të ardhshëm,” tha Pamela Lama, Menaxhere e Lartë e Programit EU4Culture.

Kam dëgjuar për programin EU4Culture më parë, por duke parë një projekt si ky, kuptova më mirë ndikimin e tij konkret. Vëmendja ndaj detajeve në restaurim ishte vërtet e jashtëzakonshme,” vuri në dukje Adrian Kreuzspiegl nga Austria.

Dizajni i ri i muzeut bashkon teknologjinë moderne me traditën, duke u ofruar vizitorëve përvoja ndërvepruese si dhoma virtuale veshjeje, instalacione me realitet të shtuar dhe tregim multimedia.

“Shkrirja e historisë dhe inovacionit ishte mahnitëse. Përveç se mësuam mbi trashëgiminë kulturore të Shqipërisë, kjo vizitë gjithashtu nxori në pah partneritetin e vendit me Bashkimin Evropian,” tha Luca Saviolo nga Italia.

Gjatë vizitës së tyre, praktikantët u angazhuan duke përdorur ekspozitat interaktive. Ata gjithashtu morën informacione se si ruajtja e kulturës mund të nxisë turizmin e qëndrueshëm, zhvillimin ekonomik dhe edukimin e komunitetit.

Përmes programit EU4Culture, ata panë se si mbështetja e BE-së shndërrohet në veprime konkrete, duke rritur rolin e projekteve kulturore në forcimin e identitetit lokal dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo përvojë ofroi një perspektivë të vlefshme se si rolet e tyre të ardhshme brenda BE-së mund të kontribuojnë në projekte me ndikim që krijojnë përfitime afatgjata për komunitetet lokale.

Shikoni videon për të mësuar më shumë rreth kësaj vizite!