Nxënësit Krijojnë Mozaikët e Famshëm me Materiale të Ricikluara


March 25, 2023

25 Mars 2023

Nxënësit e shkollës nëntë vjeçare “Jusuf Puka” realizuan katër mozaikë të rëndësishëm të qytetit të Durrësit duke përdorur Puzzle 3D gjigand, të realizuar me kuti kartoni të riciklueshme. Punimet e nxënësve të klasave të ndryshme ju prezantuan me krenari publikut në qendër të qytetit. 

Gjatë punimeve nxënësit patën mundësinë të njohin më tepër kulturën dhe historinë e vendit të tyre, të zhvillojnë një mendim krijues dhe të nxisin bashkëpunimin. Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Zhvillimi i Trashëgimisë së Durrësit me Bazë Kulturën Kreative” zbatuar nga Udhëtimi i Lirë – Liberi di Viaggiare përmes skemës së granteve të EU4Culture.