Ruajmë thesaret e trashëgimisë kulturore: Restaurimi i Rrënojave të Kishës së Shën Mërisë
![](https://eu4culture.al/wp-content/uploads/2022/08/image.png)
Jemi të lumtur të ndajmë me publikun lajmin se rrënojat e kishës së Shën Mërisë në Mamurras jane duke u restauruar në kuadër të programit EU4Culture.
Të dhënat historike nga Theodor Ippen, diplomat austro-hungarez, i cili eksploroi rajonin në shekullin e 19-të, tregojnë se Kisha ishte e rrënuar qysh në atë kohë. Të dhënat që vijnë nga Ippen sugjerojnë se Kisha ishte një nga më të mëdhatë dhe më të njohurat gjatë periudhës mesjetare në Shqipëri.
![](https://eu4culture.al/wp-content/uploads/2023/07/Immagine-2023-07-12-121029.png)
![](https://eu4culture.al/wp-content/uploads/2023/07/5-2-1-768x1024.jpg)
Data e saktë e ndërtimit të saj është ende e pasigurt për shkak të mungesës së të dhënave të besueshme historike.
Një nga veçoritë e dukshme të kishës janë pjesët e mbetura të pikturave murale në absidë. Pikturat ndahen në katër seksione, ku në pjesën e poshtme shfaqen tetë piktura që përshkruajnë peshkopë, seksioni i mesëm tregon bustet e shenjtorëve dhe dy seksionet e sipërme janë të padeshifrueshme. Pikturat murale do të pastrohen, restaurohen dhe konservohen.
![](https://eu4culture.al/wp-content/uploads/2023/07/2-1-1-768x1024.jpg)
![](https://eu4culture.al/wp-content/uploads/2023/07/6-2-1-768x1024.jpg)
Sipas Ippen, vendndodhja e largët e rrënojave të kishës flet për mundësinë e ekzistencës së një ish-manastiri pranë saj.
Duke njohur rëndësinë historike të rrënojave dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti, ky monument i kategorisë së parë është përzgjedhur për restaurim në kuadër të programit EU4Culture.
![](https://eu4culture.al/wp-content/uploads/2023/07/image-1.png)