Hamami i Durrësit i nënshtrohet restaurimit falë programit EU4Culture

14 Prill 2023
Për shekuj me radhë, Hamamet kanë qenë pjesë përbërëse e peisazhit urban të shumë qyteteve shqiptare gjatë sundimit osman. Hamami i Durrësit, i ndodhur pranë Torrës Veneciane, është pjesë e një grupi monumentesh me rëndësi arkeologjike dhe kulturore përgjatë rrugës historike Egnatia. E ndërtuar në shekullin II para Krishtit, rruga Egnatia ishte pjesë integrale e rrugës tregtare të Perandorisë Romake, që lidhte qytetin antik të Dyrrahut (Durrësi i sotëm) me Kostandinopojën (Stambolli i sotëm).




Pavarësisht interesit të turistëve për ta vizituar, Hamami i Durrësit, monument kulture i kategorisë së parë, ka qëndruar i mbyllur për një kohë të gjatë. Fatmirësisht, ai do të hapet së shpejti për publikun pasi të kenë përfunduar planet e restaurimit dhe rindërtimit, të cilat synojnë ruajtjen e tipareve origjinale.