Fuqizimi i të Rinjve dhe Grave duke Ringjallur Trashëgiminë Kulturore të Mirditës
Falë mbështetjes nga programi EU4Culture, trashëgimia kulturore e Mirditës po merr njohjen dhe ruajtjen që i takon. Me grantin e EU4Culture, organizata MilieuKontakt Albania projektoi dhe realizoi një kurs profesional të shkëlqyer, “Qëndisja dhe Veshjet Tradicionale,” si pjesë e projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Turizmit të Mirditës përmes Promovimit të Trashëgimisë Kulturore”. Pjesëmarrësit, kryesisht të rinj, u njohën me teknikat e ndryshme të qëndisjes dhe krijimit të veshjeve tradicionale, duke u përfshirë në zejet e pasura të Mirditës.
Kursi njëjavor “Qëndisja dhe Veshjet Tradicionale,” u projektua për të fuqizuar vajzat dhe gratë, megjithëse ishte i hapur për të gjithë individët e interesuar, si pjesë e një seri kursesh për zhvillimin e aftësive në Mirditë. Këto kurse j’u kushtuan start-upeve të reja, të rinjve dhe artizanëve, duke stimuluar rritjen dhe potencialin e tyre në fusha të ndryshme. Në mesin e këtyre kurseve praktike ishte dhe puna me dru, me synim nxitjen e artizanëve të ardhshëm; si dhe kursi për shërbimet e mikpritjes, që synonte të bënte pjesë kamarier, banakier dhe kuzhinierësh të rinj, si dhe një kurs i specializuar për guidë lokale të udhëtimeve bazuar në kulturë dhe natyrë. Këto kurse të ndryshme kontribuan së bashku në pasurimin e aftësive dhe mundësive në komunitetin e Mirditës.
Projekti “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Turizmit të Mirditës përmes Promovimit të Trashëgimisë Kulturore” synon të rrisë ndërgjegjësimin për rolin thelbësor që luan trashëgimia kulturore në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Ai do të sjellë frymë të re në veprimtaritë tradicionale të artizanëve, duke siguruar ruajtjen e tyre për brezat e ardhshëm. Për të përmirësuar përvojën e vizitorëve, projekti do të vendosë tabela informuese në vende kulturore dhe historike kyçe në zonë. Do të paraqesë gjithashtu pasurinë e rajonit përmes një panairi agroturistik dhe artizanal, duke përfshirë produkte lokale, dhe duke festuar autenticitetin dhe diversitetin e trashëgimisë së Mirditës. Projekti do të zgjasë 12 muaj, dhe mbështetet përmes grantit të EU4Culture.
Puna e MilieuKontakt Albania gjen frymëzim dhe fokus tek Kisha e Manastirit të Rubikut, një thesar historik i restauruar së fundi përmes projektit EU4Culture. Kjo kishë e jashtëzakonshme dëshmon një histori të pasur, me pjesë që datojnë qysh në shekullin e 13. Pas përfundimit të suksesshëm të punimeve të restaurimit në kishë, ruajtja e pikturave murale do të jetë hapi tjetër, pasi ato aktualisht janënë një gjendje jo të mirë. Në mënyrë të veçantë, shënimet mbi këto piktura, që datojnë qysh në vitin 1272, ofrojnë të dhëna të çmuara mbi moshën dhe rëndësinë e kishës. Ruajtja e pikturave do të fillojë së shpejti, duke shtuar vlerë të konsiderueshme në punën e frymëzuar nga trashëgimia për MilieuKontakt Albania.
“Angazhimi i më shumë se 100 grave dhe të rinjve në kurset tona profesionale tejkalon fuqizimin; ai nxit pjesëmarrjen e tyre aktive në rritjen e komuniteteve tona lokale, forcimin e lidhjeve sociale dhe përmirësimin e mundësive ekonomike. Ky udhëtim transformues do të shërbej si shtysë për ta për të ndërrmarrë iniciativa që sjellin të ardhura, duke i dhënë frymë të re traditës së çmuar të artizanatit dhe duke kapur kuriozitetin e turistëve”, theksoi Albana Joxhe, menaxhere e projektit “Zhvillimi i Turizmit të Qëndrueshëm të Mirditës përmes Promovimit të Trashëgimisë Kulturore”.
“Në realitetin gjithnjë e më të ndryshuar të teknologjisë, shohim një ndryshim të rëndësishëm drejt mekanizmit në artizanatin tradicional, shpesh duke çuar në humbjen e bërthamës autentike. Duke e njohur këtë sfidë, kurset tona ishin të rëndësishme për të ringjallur artin e vjetër të krijimit të veshjeve dhe artikujve tradicionale. Ne nuk kemi synuar vetëm të ruajmë origjinalitetin e tyre, por kemi kërkuar gjithashtu të prezantojmë produkte inovative, duke ruajtur në të njëjtën kohë artin që shpreh shpirtin e tyre,” shpjegoi Juljana Fizi, një nga trajneret e punëtorisë së qëndisjes.
“Përgjatë kursit, u hodhën ide kreative të pafundme për të krijuar produkte interesante që do të tërheqin turistë. Ajo që vërtet e dallonte këtë përvojë ishte pjesëmarrja entuziaste e të rinjve që e përqafuan magjinë e veshjeve dhe artizanatit tradicional, duke u zhytur plotësisht në çdo aspekt të procesit. Pasioni i tyre i dha frymë të re trashëgimisë sonë të përbashkët, duke përzier të vjetrën me të re-në në një festë harmonike të artit kulturor,” shtoi ajo.
“Ky aktivitet thekson rëndësinë themelore të iniciativës sonë në rajonin e Mirditës. Ajo tregon hapur vlerësimin e thellë që banorët e Mirditës mbajnë për thesarin e çmuar të vlerave të artit artizanal që përparon në këtë tokë, që është trashëgimia që duhet kaluar në brezat e ardhshëm,” shpjegoi Artur Nikolli, trajner i punës me dru.