EU4Culture nxit të mësuarit për fëmijët


September 8, 2023

8 shtator 2023

Qasja dinamike ndaj të mësuarit transformon tekstet e vjetra shkollore.

EU4Culture ka bashkëpunuar me specialistë të shquar të trashëgimisë kulturore, për të nxitur një qasjeje krejtësisht të re të të mësuarit të historisë dhe kulturës. Falë programit të granteve EU4Culture, fëmijë në Kavajë, Krujë dhe Rrogozhinë janë pajisur me tekste të reja të cilat u japin jetë disa siteve të trashëgimisë kulturore që po restaurohen. Këto burime novatore përfshijnë ilustrime dhe aktivitete argëtuese si ngjyrosja, vizatimi dhe enigmat me bashkim figurash.

Si nxënësit edhe mësuesit janë shprehur të ngazëllyer për projektin. “Kurrë më parë nuk i kemi parë fëmijët kaq të heshtur dhe të fokusuar,” vërejti një mësues me buzëqeshje.

Librat, pjesë e nismës “Fuqizimi i Trashëgimisë dhe Platformat Mësimore” zbatuar nga organizata jofitimprurëse Trashëgimia Kulturore pa Kufij, ofrojnë një udhëtim argëtues dhe informues në Muzetë Etnografikë të Krujës dhe Kavajës, Urës së Kurçajt dhe Kalasë së Bashtovës.

Gjatë tre sesioneve të punëtorive, specialistë në edukimin e trashëgimisë, interpretim, mësues, përfaqësues nga zyrat arsimore dhe individë të pasionuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore nga qytetet përkatëse, u mblodhën për të shkëmbyer përvojat dhe njohuritë e tyre. Ilustruesit gjithashtu luajtën një rol vendimtar në zhvillimin e broshurave.

Katër modelet arsimore ju prezantuan publikut në aktivitete të ndryshmë të mbajtuara në Kavajë, Krujë dhe Rrogozhinë gjatë muajit qershor. Këto veprimtari mblodhën bashkë fëmijë, aktorë nga institucionet vendore dhe bashkëpunëtorë që kontribuan në zhvillimin e broshurave. Po ashtu edhe në shkolla u organizuan aktivitete me teme trashegiminë kulturore. Librat edukativë mund t’i gjeni duke klikuar lidhjet më poshtë:

Ura e Kurçajt

Kalaja e Bashtovës

Muzeu Etnografik i Krujës

Muzeu Etnografik i Kavajës