EU4Culture angazhon studiues për të zbuluar faqe të reja të historisë shqiptare
Arkeologët dhe historianët kanë një grup aleatesh të pazakonshëm: pemët. Dendrokronologjia, metoda shkencore e studimit të unazave të pemëve, mund të përcaktojë me saktësi moshën e siteve arkeologjike duke përdorur informacionin e ruajtur brenda drurit të vjetër. Fillimisht e përdorur për studimin e ndryshimeve të klimës, metoda është tani një mjet i paçmuar për arkeologët dhe historianët, të cilët mund të gjurmojnë deri në 13,000 vjet histori duke përdorur kronologjitë e unazave të pemëve.
Sot, dendrokronologjia është një mjet kritik për të ndihmuar në datimin e sitevearkeologjike dhe artefakteve në Shqipëri dhe në mbarë botën. Termi rrjedh nga fjalët e lashta greke për pemë (dendron) dhe kohë (khronos).
Kur historianët ose arkeologët marrin pjesën qendrore të prerjeve tërthore gjatë gërmimeve ose rinovimeve, si muajin e kaluar gjatë punimeve të rinovimit në Muzetë Etnografikë në Krujë dhe Kavajë, ata ose marrin një prerje të plotë ose marrin bërthamat e prerjeve tërthore, pastaj i krahasojnë me kronologjitë e zonës për të gjetur unazën që përputhet dhe moshën e një siti. Mosha të ndryshme në ekzemplarë mund të zbulojnë valë ndërtimi në një vend të caktuar, ose të zbulojnë modele migrimi dhe tregtie me copa druri që nuk janë prerë në vend.
Sot folëm me Dr. Esmeralda Agolli, Pedagoge në Departamentin e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore të Universitetit të Tiranës, për të kuptuar se si objektet e trashëgimisë kulturore, të rinovuar në kuadër të programit EU4Culture të financuar nga BE dhe zbatuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), bëhen platforma që ndihmojnë studiuesit të hedhin dritë mbi historinë shqiptare.
“Projekti i restaurimit i kryer në Muzeun Etnografik të Krujës dhe Kavajës ka ofruar mundësinë unike për të shpalosur në këto ndërtesa një mori detajesh në lidhje me arkitekturën e tyre, transformimin në kohë, materialin e ndërtimit dhe mbi atë se sa të gjitha këto karakteristika pasqyrojnë jetën dhe veprimin brenda dhe jashtë këtyre dy elementëve.
Një mundësi e tillë është mjaft e çmuar edhe për të lejuar kërkime sistematike në veçoritë e materialeve të çdo ndërtese. Me strukturën prej druri në veçanti, analiza e datimit absolut përmes dendrokronologjisë dhe anatomisë së drurit ka qenë një nga përpjekjet më të fundit në të cilën projekti EU4Culture po bashkëpunon me Departamentin e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore në Universitetin e Tiranës dhe projektin Ballkan-Egje-Dendrokronologji.
Ne synojmë të mbledhim mostra druri nga këto dy ndërtesa dhe më pas të eksplorojmë strukturat prej druri të kalasë së Bashtovës. Mbi të gjitha, një mundësi e tillë unike na lejon të aplikojmë një metodologji jo destruktive – vetëm duke marrë mostra nga materialet prej druri të cilat për shkak të gjendjes së tyre të keqe duhet të hiqen. Përveç kësaj, ne po përpiqemi të jemi gjithëpërfshirës dhe të mbledhim pjesë druri nga çdo strukturë e ndërtesës.
Një profil i lartë studiuesish do të kryejnë analiza për mostrat e mbledhura dhe do të fokusohen kryesisht në dendrokronologjinë dhe anatominë e drurit. Me mjaft entuziazëm, presim që rezultatet të nxjerrin në pah disa çështje interesante. Analiza e unazave të pemëve do të kontribuojë në marrjen e të dhënave absolute për ndërtimin e shtëpive. Ndoshta në mënyrë interesante mund të zbulohen edhe disa dinamika të fazave të ndryshme të ndërtimeve. Deri më tani, të dyja ndërtesat dhe kalaja e Bashtovës datohen vetëm në mënyrë konvencionale, duke marrë parasysh kryesisht veçoritë arkitekturore dhe burimet e përgjithshme historike.
Analiza mbi anatominë e drurit do të kontribuojë vërtet në kuptimin e origjinës dhe tipologjisë së drurit të përdorur si material ndërtimi. Këtu hapim horizontet tona për çështje që kanë të bëjnë me eksplorimin e mjedisit, disponueshmërinë e lëndës së parë në rajonet e Kavajës dhe Krujës, dhe mundësisht rrugët e lëvizjes së mallrave.
Ky është një kërkim thelbësor në Shqipëri dhe me të vërtetë mund të frymëzojë studime dhe eksplorime të mëtejshme për materialin e drurit dhe më gjerë. Zbulime emocionuese janë përpara!”