Dita Ndërkombëtare e Muzeve


May 18, 2023

18 Maj 2023

Sot është dita e përsosur për të festuar gamën e gjerë të njohurive dhe kulturës që marrim nga muzetë. Nga historia tek arti, nga traditat lokale tek veshjet, ne mund të mësojmë diçka të re sa herë që i vizitojmë. Aktualisht, muzetë Etnografikë të Kavajës dhe Krujës si dhe Muzeu Arkeologjik i Durrësit janë duke u restauruar në kuadër të programit EU4Culture. Ndërkohë që specialistët tanë po punojnë për një dizajn të ri dhe inovativ për Muzeun Etnografik të Durrësit.

Për më tepër, këtë verë Kulla Veneciane, e shndërruar në qendrën e parë të interpretimit të trashëgimisë, do të hapë dyert e saj për publikun duke lejuar vizitorët të shijojnë historinë përmes një shumëllojshmërie tregimesh digjitale dhe multimediale.

Për të mësuar më shumë rreth muzeve që po restaurohen në kuadër të programit EU4Culture, ndiqni intervistën e sotme të Këshilltares tonë për Trashëgimisë Kulturore gjatë emisionit “Mirmëngjes Shqipëri” në RTSH Radio Televizioni Shqiptar.

Muzetë janë një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar më shumë për trashëgiminë kulturore të Shqipërisë dhe historinë e saj. Cili është muzeu juaj i preferuar?