14 Maj 2021 – Takimi i palëve të interesit në Muzeun Etnografik të Krujës
Më 14 maj 2021, zyra e UNOPS në Shqipëri organizoi një takim mes palëve të interesit në Muzeun Etnografik të Krujës, pjesë e turneut Javët e Evropës 2021, i cili është një nga sitet kulturore që do të restaurohet nga projekti “EU4Culture”, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.
Në një diskutim së bashku me Ministren e Kulturës, znj. Elva Margariti, Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, z. Luigi Soreca, ekspertë të trashëgimisë kulturore dhe përfaqësues të komunitetit vendas, Shefja e zyrës së UNOPS në Shqipëri, znj. Pamela Lama, theksoi se qëllimi i projektit “EU4Culture” nuk është vetëm restaurimi i siteve të trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti, por edhe rijetësimi i zonës, vlerat dhe çlirimi i potencialit të trashëgimisë kulturore në drejtim të rritjes ekonomike, mundësive të biznesit dhe shoqërisë në tërësi.