Sesioni i dytë informues mbi Thirrjen e Tretë për Propozime “Recraft the Past Build Up the Future”
Sesioni i dytë informues mbi Thirrjen e Tretë për Propozime “Recraft the Past, Build Up the Future” u zhvillua në Lezhë me 11 qershor. Ekipi i Granteve nga EU4Culture ndau informacione të vlefshme me organizatat e shoqërisë civile në lidhje me procesin e aplikimit dhe kriteret e pranueshmërisë.
Pjesëmarrësit gjithashtu patën mundësinë të bënin pyetje e të ndërvepronin me njëri-tjetrin.
Qëllimi i përgjithshëm i Thirrjes është të nxisë mundësitë social-ekonomike dhe ato kulturore për komunitetet vendore rreth e qark siteve të trashëgimisë kulturore përmes projekteve që sjellin zhvillim social-ekonomik. Grantet që do të jepen do të jenë deri në vlerën e 50,000 USD me një kohëzgjatje deri në 11 muaj.