Projektet e Granteve – Thirrja e Dytë
- Projekti “DigiCult-Tour” synon të mbështesë komunitetet lokale dhe institucionet publike duke ofruar rrugë të reja të lidhura me trashëgiminë kulturore, që përfshijnë dhjetë site të rëndësishme. Projekti përfshin krijimin e pesë prototipeve autentike suvenirësh të krijuar nga artizanët vendas, me synim nxitjen e turizmit të qëndrueshëm në qytetin e Mirditës. Nga kjo nismë do të përfitojnë Bashkia Mirditë, si dhe njësitë administrative Rubik, Rrëshen, Orosh, Kthellë, operatorët turistikë, bizneset lokale dhe kombëtare. Projekti i zbatuar nga CEAPAL – Qendra Shqiptare për Arsim, Turizëm dhe Sipërmarrje, fitoi një grant prej 47,695.91 dollarë (rreth 43,373 Euro) dhe pritet të zgjasë dhjetë muaj. Misioni i projektit është të rrisë vlerësimin kulturor, të ofrojë mundësi ekonomike për artizanët dhe të promovojë turizmin e qëndrueshëm në rajon.
- Projekti “Ruajtja e Kuzhinës Vendase si Investim për të Ardhmen dhe Ofertën Turistike të Mirditës” synon të rivitalizojë komunitetet rurale të Mirditës duke shfrytëzuar burimet e tyre lokale dhe duke gjeneruar të ardhura përmes turizmit. Nëpërmjet kërkimeve gjithëpërfshirëse në terren, projekti do të zbulojnë receta të vjetra tradicionale dhe t’ua ofrojë ato hoteleve dhe restoranteve lokale. Kjo iniciativë synon të përfaqësojë në mënyrë autentike trashëgiminë kulturore lokale përmes larmishmërisë së kuzhinës së saj, duke kulmuar me hartimin e një manuali dhe një videoje promovuese, që do të pasurojë përvojën e përgjithshme turistike dhe do t’u mësojë vizitorëve njohuri rreth traditave vendase nëpërmjet gastronomisë. Me përfshirjen e bizneseve private, familjeve në zonat rurale, sipërmarrësve në sektorin e turizmit dhe 37384 banorëve të Bashkisë Mirditë, projekti ka potencialin të fuqizojë komunitetin dhe të kontriubojë në rritjen e qëndrueshme të rajonit. Ky projekt zbatohet nga OJF-ja ANEI, me kohëzgjatje 10 muaj dhe financim 49,498.00 dollarë (rreth 45,011 Euro) nga skema e granteve të EU4Culture.
- Projekti “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Turizmit të Mirditës përmes Promovimit të Trashëgimisë Kulturore” synon të rrisë ndërgjegjësimin për rolin që trashëgimia kulturore luan në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Nisma do të fokusohet në fuqizimin e të rinjve dhe grave duke u ofruar atyre trajnime për aftësitë tradicionale dhe përgatitje për të punuar si udhërrëfyes. Projekti do të risjellë në vëmendje aktivitetet artizanale, duke siguruar ruajtjen e tyre për brezat e ardhshëm. Për të përmirësuar përvojën e turistëve, projekti do të vendosë tabela informuese në sitet kulturore dhe historike të zonës. Për më tepër, ai do të shfaqë pasurinë e rajonit përmes një panairi agroturizmi dhe artizanati me produkte vendase, duke treguar origjinalitetin dhe diversitetin e trashëgimisë së Mirditës. Projekti zbatohet nga OJF-ja Milieukontakt Albania, me kohëzgjatje 12 muaj dhe mbështetje financiare 49,245.00 dollarë (rreth 44,781 Euro) nga skema e granteve të EU4Culture.
- Projekti “Rinia Shqiptare – E ardhmja e Trashëgimisë Kulturore” i kushtohet fuqizimit, frymëzimit dhe angazhimit të të rinjve në ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. Një nga nismat kryesore përfshin hartimin e një manuali që tregon hap pas hapi procesin e gjatë të restaurimit të artefakteve. Përveç kësaj, projekti do të zhvillojë seminare në shkolla me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për pasurinë e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe nxitjen e ndjenjës së krenarisë dhe përgjegjësisë tek të rinjtë shqiptarë. Për të ofruar përvojë praktike, projekti do të organizojë vizita të nxënësve në Institutin Arkeologjik, ku ata mund të eksplorojnë dhe vlerësojnë nga afër thesaret tona arkeologjike. Për më tepër, projekti do të mbështesë ruajtjen e artefakteve në qytetin e Durrësit duke identifikuar dhe kataloguar objektet e dëmtuara që kanë nevojë për restaurim. Projekti zbatohet nga Qendra TED, me kohëzgjatje 10 muaj dhe mbështetje financiare 49,010.00 dollarë (rreth 44,568 Euro) nga skema e granteve të EU4Culture.
- Projekti “Zbuloni Rrënjët Tuaja” synon të fuqizojë brezin e ri përmes ndërthurjes së teknikave artizanale me veshjet tradicionale në kontekstin e turizmit. Projekti do të ofrojë trajnime profesionale, duke i udhëhequr artizanët e rinj drejt vetëpunësimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Aktivitetet kryesore përfshijnë ngritjen e një laboratori artizanal, ku do të rindërtohen pesë veshje origjinale tradicionale, duke frymëzuar krijimin e një koleksioni veshjesh dhe aksesorësh me elementë autentikë mbi 100-vjeçarë. Gjithashtu, do të organizohet një punëtori dhjetë ditore, ku 20 studentë të talentuar do të angazhohen me përpunimin e 20 produkteve moderne popullore. Për të promovuar dhe ekspozuar produktet, do të krijohen pesë Kënde Artizanale, duke ofruar një vështrim në mjeshtërinë artistike të ateliesë. Ky projekt zbatohet nga Fondacioni ”Tradita Popullore”, me kohëzgjatje 8 muaj dhe financim 48,524.50 dollarë (rreth 45,075 Euro) nga skema e granteve të EU4Culture.
- Projekti “Kruja COOLtour” synon të promovojë mundësi të barabarta dhe përfshirje të grave e të rinjve me kualifikim të ulët dhe të papunë në fshatin Kurçaj dhe në qytetin e Krujës përmes aktiviteteve trajnuese dhe mentorimit për t’u bërë sipërmarrës të tureve lokale të ecjes, veçanërisht për shtegun turistik Kurçaj – Krujë. Projekti do të ndërmjetësojë me agjencitë turistike për të punësuar udhërrëfyesit e trajnuar, për të organizuar turne të bazuara në kulturë dhe punëtori krijuese të lidhura me burimet lokale, aftësitë dhe trashëgiminë kulturore rreth zonës së Kurçajt dhe Muzeut Etnografik të Krujës, do të krijojë një rrugë të re kulturore dhe natyrore si dhe produkte digjitale të dizajnuara për vizitorët, duke përfshirë aplikacione për mësimin e fëmijëve. Ky projekt zbatohet nga OJF-ja Partnerë për Fëmijët me kohëzgjatje 10 muaj dhe financim 33,600.00 dollarë (rreth 30,554 Euro) nga skema e granteve të EU4Culture.
- Projekti “Cultour: Promovimi i Trashëgimisë Kulturore përmes Turizmit Kreativ dhe Eksperimental” synon të rigjallërojë zejet lokale dhe të promovojë sitet me rëndësi kulturore në Mirditë. Ai do të angazhohet drejtpërdrejt me artizanët, me fokus gratë dhe grupet vulnerabël, duke i mbështetur ato përmes rrjetëzimit dhe aktiviteteve trajnuese për të zhvilluar modele të qëndrueshme biznesi. Projekti do të identifikojë vendet e reja me rëndësi kulturore, do të vendosë sinjalistikë digjitale për vendet e identifikuara, do të shpërndajë informacionin në internet, si dhe do të bashkëpunojë me operatorët turistikë për t’i integruar ato në itineraret e dedikuara turistike duke ofruar mundësi rritjeje për sektorët e pazhvilluar. Ky projekt zbatohet nga OJF-ja Art Kontakt, me kohëzgjatje 10 muaj dhe financim 44,590.00 dollarë (rreth 40,548 Euro) nga skema e granteve të EU4Culture.
- Projekti “Rigjallëro të Shkuarën për të Ardhmen – Nxitja e Rrënjëve Kulturore përmes Qasjes Gjithëpërfshirëse, Gjinore, Miqësore me Mjedisin, Digjitale dhe Analoge” do të mbështesë ruajtjen dhe potencialin e trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale të Kavajës duke kompozuar produkte digjitale të trashëgimisë kulturore, duke zhvilluar wheelmap, duke kryer vizita studimore në pesë site dhe duke organizuar veprimtari pastrimi që lidhin trashëgiminë kulturore me mbrojtjen e mjedisit dhe përfshirjen sociale. Të gjitha nismat synojnë të krijojnë rezultate të qëndrueshme duke ndërthurur rrëfimin, kostumet tradicionale dhe këngët me objektet e trashëgimisë kulturore në Kavajë. Zhvillimi i produkteve digjitale do të kryhet nga një grup pune i përbërë nga shoqëria civile, institucionet publike dhe ekspertët e fushës. Ky projekt zbatohet nga OJF-ja Qendra për Zhvillim Komunitar, me kohëzgjatje 10 muaj dhe me financim 49,870.00 dollarë (rreth 45,350 Euro) nga skema e granteve të EU4Culture.
- Projekti “AORTAS – Trashëgimia e Hapur e Tiranës për Kulturë dhe Turizëm” do të krijojë një platformë të integruar online të trashëgimisë digjitale për bashkinë e Tiranës me akses për të gjithë vizitorët. Ai do të ofrojë mundësi të reja për operatorët turistikë dhe guidat e certifikuara për të promovuar biznesin dhe për të hyrë në tregun botëror. Një katalog digjital i trashëgimisë së Tiranës do të jetë i disponueshëm online për vizitorët me informacionin dhe pozicionin e tyre gjeografik në hartë. Artizanët dhe zejtarët vendas do të kenë gjithashtu hapësirën e tyre digjitale të dedikuar për të promovuar produktet, për të zgjeruar rrjetëzimin dhe vizibilitetin në mbarë botën. Agjencitë turistike vendase, operatorët dhe guidat e certifikuara do të pasurojnë portofolin e tyre me paketa turistike të trashëgimisë kulturore, të krijuara brenda platformës, ndërsa do të ofrojnë edhe itinerare turistike sipas kërkesës nëpërmjet funksionalitetit të planifikuesit të itinerareve të platformës. Gjatë zbatimit, ekipi i projektit do të rrisë ndërgjegjësimin dhe vizibilitetin e rezultateve të projektit për të siguruar qëndrueshmërinë përtej kohëzgjatjes së tij. Ky projekt zbatohet nga Instituti Smart Processes (SPI), me kohëzgjatje 12 muaj dhe financim 49,230.00 dollarë (rreth 45,880.39 Euro) nga skema e granteve të EU4Culture.
- Projekti “Trashëgimia Kulturore në Duart e të Rinjve” synon të rrisë angazhimin e të rinjve në promovimin e trashëgimisë kulturore duke rritur vizibilitetin e aseteve kulturore të Kavajës dhe duke nxitur debatin publik të drejtuar nga të rinjtë. Aktivitetet përfshijnë analizën mbi dallimet e trashëgimisë kulturore në Bashkinë Rrogozhinë dhe Kavajë, zhvillimin e paketave arsimore digjitale dhe përgatitjen e një udhëzuesi historik. Ky projekt zbatohet nga Fondacioni Mirësia me kohëzgjatje 12 muaj dhe financim 48,350.12 dollarë (rreth 43,968 Euro) nga skema e granteve të EU4Culture.
- Projekti “Unë Mund të Them…” synon të rrisë ndërgjegjësimin për trashëgiminë kulturore përmes aktiviteteve trajnuese me artistët vendas duke shprehur emocionet dhe ndjesitë e tyre përmes metodave inovative të artit. Ekipi i projektit do të organizojë seminare për të promovuar vlerat e qytetit të Tiranës dhe të turizmit përmes muzikës, fotografisë dhe grafik dizajnit. Projekti do të punojë ngushtë me 200 të rinj të moshës 19-25 vjeç nga komunitetet lokale dhe 50 artistë të rinj të pavarur nga Tirana, Durrësi dhe Kavaja. Ky projekt zbatohet nga Fondacioni Multidisiplinary Art Movement (MAM) me kohëzgjatje 5 muaj dhe financim 20,000 dollarë (rreth 17,774 Euro) nga skema e granteve të EU4Culture.
- Projekti “PromoKULT – Zhvillimi i Turizmit Kulturor të Bashkisë Kavajë” synon të rrisë ndërgjegjësimin për turizmin kulturor në Kavajë përmes mjeteve promovuese dhe informuese. Aktivitetet e saj përfshijnë realizimin e videoklipit “Vizitoni Kavajën”, krijimin e një broshure turistike, realizimin e ekspozitës për të rinjtë “KavajaBLIC” dhe aplikacionet VR Tour 360 gradë kushtuar aseteve kulturore të Kavajës me objektivin për të arritur mbi 5000 njerëz nga e gjithë bota. Ky projekt zbatohet nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD) me kohëzgjatje 4 muaj dhe financim 14,370.00 dollarë (rreth 12,770 Euro) nga skema e granteve të EU4Culture.
- Projekti “Kultura për Zhvillim të Qëndrueshëm: Potenciali i Pashfrytëzuar” do të mbështesë dhe inkurajojë djemtë dhe vajzat e reja, përfshirë komunitetin rom dhe personat me aftësi të kufizuara, mbi mënyrat e reja të krijimit të zejeve të frymëzuara nga 47 histori të vërteta të Burgut të Spaçit dhe të ish të burgosurve politikë. Të rinjtë e apasionuar pas artizanatit do të prodhojnë kukulla artizanale, duke portretizuar të burgosur që meritojnë të mbahen mend, të cilat do të mund të flasin fraza të regjistruara nga ish të burgosurit politikë. Projekti do t’i japë vlerë të shtuar artistike Burgut të Spaçit nëpërmjet instalimit të 47 portreteve, skulptura të ish të burgosurve politikë të krijuara nga artistë të rinj. Ekipi do të regjistrojë podkaste që tregojnë historitë e tyre dhe do të rrisë interesin për të vizituar këtë sit duke organizuar panaire kulturore, ekspozita dhe festivale. Ky projekt zbatohet nga OJF-ja Tek Bunkeri me kohëzgjatje 8 muaj dhe financim 49,206.76 dollarë (rreth 44,747 Euro) nga skema e granteve të EU4Culture.