10 Qershor 2022 – Komiteti Drejtues i programit EU4Culture rithekson prioritetet strategjike në zbatimin e tij


June 13, 2022

Mbledhja e 4-të e Komitetit Drejtues të programit EU4Culture mblodhi së bashku kolegë nga Ministria e Kulturës, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe UNOPS për të diskutuar një sërë çështjesh, për të përcaktuar prioritetet e nevojshme në zbatimin e projektit.
Komiteti renditi sukseset e projektit duke përfshirë progresin e restaurimit të një sërë sitesh, krijimin e eksperiencave dixhitale si dhe hapat përmbyllës të vlerësimit propozimeve të thirrjes së parë të skemës së granteve.
Në fjalën e tyre përmbyllëse, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, Drejtuesi i Bashkëpunimit nga Delegacioni i BE-së, Hubert Perr, Drejtuesja e Zyrës së UNOPS në Vjenë, Freya von Groote dhe Drejtuesja e UNOPS në Shqipëri, Pamela Lama, vlerësuan bashkëpunimin e frytshëm të të gjitha palëve të interesuara në kuadër të programit EU4Culture.