15 Mars 2022 – Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Josep Borrell viziton mozaikun e Muzeut Historik Kombëtar


March 16, 2022

Në 15 mars përfaqësuesi i Lartë/Zv-Presidenti i Komisionit Evropian, z. Josep Borrell, vizitoi Shqipërinë në kuadër të turit të tij në Ballkanin Perëndimor. Ne patëm mundësinë ta mirëpresim në një prej siteve të EU4Culture, tek mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar. Së bashku me ambasadorin e BE-së z. Luigi Soreca, ministren znj. Elva Margariti, Koordinatoren e Përhershme të OKB-së, znj. Fiona McCluney, drejtuesen e zyrës së UNOPS-it znj. Pamela Lama dhe specialistët e fushës informuam z. Borrell për ndërhyrjet e përgjithshme konservuese që do të ndërmerren në këtë sit të rëndësishëm kulturor të dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019.

Mozaiku përshkruan një pjesë të historisë së Shqipërisë për kohën kur u krijua dhe përfaqëson një arritje të vërtetë teknike dhe artistike. Specialistët e konservimit po kujdesen për të restauruar çdo pjesë duke përdorur të njëjtën metodologji dhe materiale ashtu si u ndërtua fillimisht.