7 Maj 2021 – Takim me Palët e Interesit dhe disa nga autorët e Mozaikut të Muzeut Historik Kombëtar
Në kuadër të programit BE për Kultur, UNOPS në Shqipëri organizoi më 7 maj 2021 një takim mes palëve të interesit së bashku me disa nga autorët dhe zbatuesit e mozaikut në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar. Ata dhanë sugjerimet e tyre të çmuara në lidhje me punimet e restaurimit/konservimit që po kryhen aktualisht. Pasionantë dhe ndonjëherë emocionalë, këta specialistë të mahnitshëm kanë ndarë vizionin dhe idetë e tyre të vlefshme. Ne presim me padurim takimin e ardhshëm për të bashkuar forcat për punimet e konservimit të Muzeut Historik Kombëtar.
Klikoni këtu për të parë më shumë