23 Qershor 2022 – Ndryshimi fillon me ju!

Dita Ndërkombëtare e Grave në Inxhinieri, e festuar sot, është një mundësi që ne të njohim dhe të përgëzojmë punën e jashtëzakonshme që gratë inxhiniere bëjnë çdo ditë. Kjo ditë gjithashtu shërben si një mundësi e shkëlqyer për të inkurajuar gratë dhe vajzat e reja që të ndërtojnë karrierën e tyre në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës. Njihuni me inxhinieret tona që çdo ditë dëshmojnë se profesioni nuk ka gjini! Ndryshimi fillon me ju!

“Inxhinieria në përgjithësi dhe puna restauruese në veçanti nuk ka të bëjë se kujt i përshtatet më shumë, meshkujve apo femrave. Është një mënyrë specifike e të menduarit, të cilën sapo ta përqafosh, nuk mund ta çmësosh dhe të kthehesh në mënyrën e vjetër. Para së gjithash, bëhet fjalë për të qenë një njeri profesionist dhe i përgjegjshëm dhe si meshkujt ashtu edhe femrat mund ta arrijnë këtë.”
Liri Shehaj, EU4Culture Inxhiniere

“Nëse jeni të interesuara në inxhinieri, mos hezitoni sepse mendoni se është një industri e dominuar nga meshkujt. Diversiteti gjinor është i rëndësishëm dhe burrat dhe gratë duke punuar së bashku mund të ndihmojnë në gjetjen e zgjidhjeve më të shpejta dhe efektive.”
Eralda Bushi, EU4Culture Inxhiniere

“Që kur isha e vogël, isha e magjepsur nga skicat e banesave që shihja në gazeta. Zgjedhja e një profesioni si inxhinieria ishte një sfidë për mua pasi njerëzit rreth meje nuk e kuptonin zgjedhjen time dhe nuk më mbështetën. Doja t’u provoja të gjithëve se një grua mund të jetë një inxhiniere e suksesshme. Nëse një vajzë e re do të më pyeste për këshilla, do të thosha këtë: “Zgjidhni profesionin që ju pëlqen e që ju motivon dhe shkoni drejt tij!”
Elena López Sanz, EU4Culture Inxhiniere