16 Maj 2021 – Vizitë në Muzeun Historik Kombëtar dhe Teatrin Kombëtar të Kukullave
Më 16 maj 2021, gjatë Javëve të Evropës 2021, shefja e zyrës së UNOPS në Shqipëri, znj. Pamela Lama, së bashku me Ambasadorin e BE-së në Shqipëri dhe me praninë e Ministres së Kulturës, prezantuan ndërhyrjet e konservimit/restaurimit që do të kryhen fillimisht në Mozaikun e fasadës dhe në çatinë e Muzeut Historik Kombëtar dhe më pas në rinovimin e Muzeut, si dhe restaurimin e godinës së Teatrit Kombëtar të Kukullave.
Të dy monumentet janë pjesë të siteve që do të restaurohen nga projekti “EU4Culture”, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.